Organizimet për rezistencë të armatosur ndaj Serbisë, datojnë edhe më herët se viti 1999, kur edhe doli publikisht në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e njohur me akronimin UÇK.
Përpos UÇK-së, në Kosovë kishte edhe lëvizje të tjera që për synim kishin çlirimin e vendit përmes luftës çlirimtare, por me disa dallime në mënyrën se si duhej bërë ajo.
Në emisionin “Five”, Valon Murati, i cili në të kaluarën ishte pjesë e Lëvizjes Kombëtare Çlirimtare të Kosovës (LKÇK), ka rrëfyer mënyrën, sfidat dhe përpjekjet e bashkimit të dy lëvizjeve që kishin për qëllim çlirimin e vendit.
Sipas Muratit, objektivi kryesor i të dyja lëvizjeve ishte i njëjtë, por ato kishin dallime se si e mendonin organizimin e luftës. LKÇK-ja synonte që përmes gazetës ilegale në atë kohë, “Çlirimi”, ishte fokusuar që ta bindte popullin e Kosovës që vetëm lufta e armatosur mund ta sillte lirinë e vendit.
Kurse UÇK-ja, veçse kishte filluar të veprojë në terren duke organizuar sulme ndaj forcave serbe.
“UÇK dhe LKÇK, përveç objektivit kryesor, organizimin e luftës çlirimtare, kishin dallime se si e mendonin organizimin e luftës. Momenti i bashkimit, fillimi i luftës na gjeti me dy-tri organizata, UÇK, LPK, LKÇK, të shtrira në teren e me struktura. Kjo ishte situatë jo shumë e këndshme për luftën clirimtare”, tha Murati.
Përpjekjet për t’u bashkuar këto dy lëvizje, sipas Muratit, kishin filluar që në vitin 1996, takim i cili kishte dështuar për shkak se anëtari i LKÇK-ë, Mehë Uka, ishte vrarë dhe ishte kamufluar si aksident.
“Përpjekje për t’u afruar ka pasur që më herët, në vitin 1996 ka qenë një përpjekje serioze, një takim që ka dështuar realisht,për shkaqe sepse eprsoni qe ishte kyç, Mehë Uka, anëtar i LKÇK-së, thuhet që ka pësuar aksident, që besohet se ka qenë aksident i montuar. Ai ka vdekur në fund të vitit 1996. Ka qenë në aktivitet në punë për ta organizuar një takim mes LKÇK-së dhe UÇK-së, nga ana e LKÇK-së ka pasur të marrë pjesë Avni Klinaku dhe Fatmir Humolli nga ana e UÇK-së, Sahit Jashari, Rexhep Selimi, me emra mund të gabojmë, por ka dështuar ky takim. Qëllimi ka qenë nëse jo bashkimi, të koordinohen veprimet”, tha Murati.
Por, rruga e të dyja lëvizjeve sipas Muratit ishte gjithmonë e përbashkët. Edhe UÇK-ja, edhe LKÇK-ja, sipas tij, ishin kundër idesë së “rezistencës” pacifiste të LDK-së.
“Fokusi ka qenë dërgimi i zërit se rrugë tjetër se përveç luftës, rrugë tjetër nuk ka, që të organizohet kryengritja e armatosur. UÇK ishte përqendruar në aksionet luftarake, këto ishin diferencat kryesore. Ne mendonim për të filluar në fazën e armatosur duhet të kemi masë kritike në popull, që ishin nënshtruar për rrugën pacifiste, ne thonim që ta blindimin që lufta e armatosur është zgjidhja. Por rruga ishte e përbashkët”, tha ai.
Bisedimet për të krijuar unitet kishin dështuar në vitin 1996, kurse pas këtij viti, Murati rrëfeu se kishin ndodhur vrasje e arrestime masive të njerëzve kryesorë të lëvizjeve çlirimtare.
“Ato dështuan në atë kohë, menjëherë pas asaj ndodhën arrestimet e mëdha, të janarit 97, ku u vra Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, ku u arrestu Avni Klinaku, Dylber Beka, Liburn Aliu, Shaban Beka, Gani Baliu e shumë të tjerë. Nga UÇK, Nait Hasani, Demir Limaj, Asllan Selimi etj. Ishte goditje e njëkohshme. Serbia kishte menduar që ne jemi gjithë bashkë, që LKÇK është krahu politik dhe UÇK krahu ushtarak. LPK që ishte krahu financiar nga jashtë”, tha ai.
Rënia e familjes Jashari, unifikimi dhe lufta çlirimtare
Murati tregoi se rënia heroike e familjes së Adem Jasharit ishte shkëndija e parë e fillimit të kryengritjes së armatosur, e cila sipas tij, krijoi situatë të re.
Pas asaj ngjarjeje, kishin filluar trajnimet në Shqipëri dhe sjellja e armëve nga LKÇK e UÇK. Po ashtu, pas rënies së familjes Jashari, ishte organizuar edhe takimi i radhës mes përfaqësuesve të UÇK-së dhe LKÇK-së, ku edhe kishin arritur një marrëveshje me dy pika.
Pika e parë, sipas Muratit, thoshte se “Të gjitha njësitë e LKÇK-së, të futen nën urdhrat e UÇK-së, LKÇK vazhdon të jetë subjekt i pavarur politik”, kurse pika e dytë, sipas tij, thoshte se “, të krijohet një front i përbashkët i luftës, një qeveri e luftës, si e mendonim ne si LKÇK të bëhej”.
Ky unifikim, sipas Muratit, ndikoi shumë në organizim të luftës në terren, duke i tejkaluar të gjitha dallimet, lufta për çlirim, sipas tij, ishte forcuar.
Murati tregoi se pika e parë e marrëveshjes ishte realizuar plotësisht, kurse e dyta jo. Marrëveshja ishte nënshkruar në fshatin Aqarevë, nga ana LKÇK-së ishte nënshkruar nga Sabit Gashi, ku prezent kishte qenë edhe Arben Fetoshi, kurse nga ana e UÇK-së ka nënshkruar Rexhep Selimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Publikoi fotografi me armë në rrjetet sociale – arrestohet i mituri nga Podujeva

Anulohen konkurset në Graçanicë pas protestave kundër ‘punësimit të personave të afërt’ me Listën Serbe

MPB: Privohet nga liria 51 vjeçari nga Prilepi, kishte shtënë me armë

Shembja e dheut në Veternik që la të vdekur një person – policia arreston një të dyshuar

Gjendet pa shenja jete një grua në Pejë

ShBA-ja përmend Kosovën për ekstradimin e vëllezërve Kutleshi

Grabitje e armatosur në Lipjan – dy persona ia grabisin portofolin me 51 euro dhe sulmojnë viktimën

Dimër në mes të pranverës - bora zbardh disa komuna të Kosovës

Ulje e temperaturave - priten reshje bore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

Vserlo e pranon se ka xhiruar filma për të rritur

Evakuohet parlamenti kanadez, policia: Qëndroni larg, mos iu afroni zonës

Gjermania konsideron tërheqjen e rezervave të arit nga SHBA: Duhet ta kthejmë, vlen 113 miliardë euro

Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat