Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka reaguar deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, pasi ky i fundit akuzoi Qeverinë lidhur me raportin e buxhetit të vitit 2023.
Në një postim të së dielës në Facebook, Hoti kishte shprehur shqetësimin se kompanitë me kontrata shtetërore kishin marrë 8.5 milionë euro kompensim për shkak të inflacionit, një lehtësim që nuk ishte ofruar për kategori të tjera në shoqëri.
Murati e ka cilësuar këtë koment si “propagandë të LDK-së” dhe është ndalur në detaje për të sqaruar se raporti në fjalë, të cilin Hoti e përmend, në fakt tregon se paga mesatare në sektorin publik është rritur me 17 për qind gjatë vitit 2023, e cila është rritje dukshëm më e lartë sesa rritja 4 për qind gjatë mandatit të Hotit si ministër i Financave.
Ministri ka shtuar se në kohën kur Hoti udhëhiqte Ministrinë, shumica e shërbyesve publikë kishin përfituar vetëm një rritje prej 15 eurosh.
“LDK-ja vazhdon propagandën me shpresë që nëse e përsërisin mjaftueshëm, ndoshta dikush fillon dhe e beson. Kësaj radhe Avdullah Hoti paska thënë të pavërteta rreth buxhetit të vitit 2023,” shton Murati.
Murati gjithashtu ka theksuar kontributin shtetëror ndaj pensionistëve dhe fëmijëve për vitin 2023, duke specifikuar se janë ndarë 70 milionë euro shtesë për këto kategori.
Në krahasim, ai akuzon Hotin se gjatë vitit 2020, si Kryeministër, ishin shpenzuar 70 milionë euro në emër të mbështetjes në pandemi, por këto fonde nuk kishin shkuar për pensionistë, as për fëmijë, madje as për punëtorë, por në realitet ishin përdorur për të mbështetur pronarët e bizneseve.
“Propaganda nuk kalon,” përfundon Murati, duke mbrojtur politikat e Qeverisë Kurti dhe duke sfiduar në mënyrë të drejtpërdrejtë pretendimet e Hotit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë