LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Financave do të bëjë subvencionimin e pagës për tre muaj për të gjitha të punësuarat gra

Ministria e Financave do të bëjë subvencionimin e pagës për tre muaj për të gjitha të punësuarat gra

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati sot ka nënshkruar vendimin për përcaktimin e kritereve dhe kushteve lidhur me operacionalizimin e masës 1.3 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike – Mbështetja e punësimit të grave.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “kjo masë reflekton edhe një ndër prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës që qëllim kryesor ka fuqizimin e grave në tregun e punës. Punësimi i grave është tejet i rëndësishëm ashtu që të kemi një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse dhe shoqëri përparimtare”.

“Përmes masës 1.3, secilës prej grave të punësuara do t’i bëhet subvencionim i pagës deri në 50% (pesëdhjetë për qind) të pagës bruto mujore për 3 (tre) muaj, duke filluar nga periudha tatimore korrik 2021 e tutje. Pas përfundimit të periudhës tremujore, do të subvencionohen kontributet pensionale për muajt e mbetur, konform kritereve dhe kufizimeve të përcaktuara me vendimin për zbatimin e masës 1.2 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Kusht për subvencionim është që e punësuara të mos figurojë në deklaratën e muajit qershor 2021 në ATK”, thuhet në njoftim.


Për të përfituar nga subvencioni, punëtoret e reja duhet të deklarohen nga punëdhënësi në deklaratën e rregullt mujore që dorëzohet në sistemin elektronik EDI të ATK-së. Pasi të jetë bërë deklarimi, punëdhënësi duhet të plotësojë formularin e kërkesës për subvencionim, po ashtu përmes sistemit EDI.

Aplikimi për subvencion nga Masa 1.3 do të mund të bëhet deri më datë 15.10.2021. Për hapjen dhe udhëzuesin e aplikimit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të njoftojë publikun gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori