LAJMI I FUNDIT:

Murati: Pa rezistencën shqiptare dhe luftën e UÇK-së nuk do të kishte ndërhyrje të NATO-s

Murati: Pa rezistencën shqiptare dhe luftën e UÇK-së nuk do të kishte ndërhyrje të NATO-s

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, ka thënë se ndërhyrja e NATO-s ishte e rëndësishme si akt i çlirimit të Kosovës.

Ai në një status në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se të gjithë duhet që jo vetëm të jemi të vetëdijshëm por edhe krenarë e ta transmetojmë nga brezi në brez se faktori më meritor për lirinë e Kosovës është rezistenca shekullore e popullit shqiptar, që kulmoi me luftën e armatosur çlirimtare të UÇK-së.

Postimi i plotë:


Pa rezistencën shqiptare dhe luftën e UÇK-së nuk do të kishte ndërhyrje të NATO-s

Sot po festojmë 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, edhe duke iu falënderuar të gjithë aleatëve tanë që na ndihmuan që kjo ditë të vijë.

Nuk ka dyshim se ndihma e tyre, ndërhyrja e NATO-s ishte e rëndësishme si akt i çlirimit të Kosovës.

Por, të gjithë duhet që jo vetëm të jemi të vetëdijshëm por edhe krenar e ta transmetojmë nga brezi në brez se faktori më meritor për lirinë e Kosovës është rezistenca shekullore e popullit shqiptar që kulmoi me luftën e armatosur çlirimtare të UÇK-së.

Pa përpjekjet tona të vazhdueshme, pa luftën tonë, pa dëshmorët e luftës së fundit dhe të të gjithë brezave, nuk do të krijoheshin rrethanat që kjo rezistencë të përputhej edhe me interesat ndërkombëtare dhe të kishim një ndërhyrje ndërkombëtare e cila, përfundimisht, do të na lidhte në aleancë me shtetet kryesore të NATO-s, të prira nga SHBA-të.

Ne këtë aleancë duhet të dimë ta ruajmë dhe ta kultivojmë, por gjithashtu duhet ta ruajmë dhe kultivojmë edhe krenarinë e ligjshme për rezistencën dhe luftën tonë çlirimtare.

Sepse nëse këtë të fundit e injorojmë, ne futemi në ciklin e pritjeve të vazhdueshme nga aleatët duke e amnistuar përgjegjësinë tonë që Kosovën ta bëjmë një vend dinjitoz.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori