Murati, opozitës: Mbështetjen për qytetarët e keni vetëm për poena politik – për t’i arritur qëllimet jeni në gjendje me shkaktu kolaps energjetik

Ministri i Financave, Hekuran Murati në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës u është përgjigjur akuzave të opozitës për mosmbështetjen e Qeverisë ndaj qytetarëve.
Murati ka renditur mbështetjen që Qeveria e Kosovës u ka bërë qytetarëve, duke thënë se opozita në këtë rast nuk po bashkëpunon për shkak që nuk po i voton disa marrëveshje e ligje.
“Kriza inflacionare ka kaplu vendin si rezultat i asaj globale. Në vazhdimësi po thuhet se qeveria nuk ka bërë asgjë. Në krizë inflacionare të tillë, detyra e qeverisë është që t’i mbështesë ata që kanë nevojë më së shumti dhe cilët janë ata, kategoria që më së shumti kanë nevojë janë kategoria e rasteve sociale. Qeveria për ta për tërë vitin kemi rrit buxhetin për mbështetje ndaj tyre, në tersi buxheti është rritur për 30% dhe kemi ridizajnuar skemën asisoj që familjet që kanë më shumë fëmijë të përfitojnë më shumë. Përgjatë tërë vitit kemi rrijte prej 30% shtesë të buxhetit si dhe për muajin prill kishim pagesë të dyfishtë. Një familje që ka marrë mbështetje sociale prej 150 eurove në muajin prill i ka marrë 300, e ata që i marrin 250 euro i kanë marrë 500 që s’ka ndodh kurrë më parë”, ka thënë Murati.
Ai ka shtuar se sfida te këto familje është se i kemi vetëm 26 mijë familje që përfitojnë asistencë sociale, për shkak se një pjesë e madhe e familjeve që janë të varfra përjashtohen për shkak të një kriteri të padrejtë që kërkon që ato familje duhet të kenë një fëmijë nën moshën 5 vjeçare që të pranojnë skemën.
“Ne në bashkëpunim me Bankën Botërore kemi nisur një reformë për skema asistenca sociale, dhe është marrëveshja që po sillet dy herë në këtë kuvend. që dy herë tentojmë me sjell në Kuvend këtë marrëveshje, dhe së fundi deputetët e opozitës e refuzojnë këtë marrëveshje, dhe pastaj dilni thoni do t’i ndihmojmë qytetarët”, u shpreh ministri.
Ai shtoi se kategoria e dytë që ka nevojë për ndihmë janë ata që punojnë por kanë pagë minimale.
“Ne e kemi sjellë ligjin për pagën minimale, e çka bëhet refuzohet nuk votohet, lëshohet salla, bëhet thirrje mos të votohet ky ligj. Votoni ligjin për pagën minimale sepse personat që marrin pagë minimale me automatizëm rritën, por edhe ai që e ka rrogën 250 do të rritet më lartë. Ju kërkoni, bine pagën minimale, kur e sollëm nuk e votuat. Edhe me ligjin e pagave keni me vepruar kështu sepse e keni vetëm për poenë politik”, iu drejtua Murati, opozitës.
Ministri Murati tutje shtoi se si Qeveri kanë bërë edhe subvencionimin e energjisë eklektike për familjet që konsumojnë nën 800 kwh.
“ Kërkesa e juaj ka qenë që të mos rritet vetëm për këta që shpenzojnë më shumë por rritja të bëhet për të gjithë. Qëllimi i juaj është që kjo rritje e çmimit të bëhet për gjithë , e pastaj të dilni të ankoheni që Qeveria i rriti çmimet. Veç me mrri këta jeni në gjendje me shkaktua kolaps energjetik në krejt vendin”, tha Murati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri