Murati kritikon Qeverinë Hoti që lejoi tërheqjen e Trustit: Na kanë lënë një gropë prej 110 milionë eurosh

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka akuzuar qeverinë e kaluar, atë të udhëhequr nga Avdullah Hoti, se ia ka lënë trashëgim qeverisë aktuale një “gropë” prej 110 milionë eurosh, të cilat duhet t’i paguajnë për rimbursim, për qytetarët të cilët kanë bërë tërheqjen e 10 për qind të mjeteve të Trustit në vitin 2020.
Në një konferencë për media, të mbajtur të shtunën, Murati ka thënë se në vend që të bëjnë politika të reja për t’i mbështetur qytetarët, tash ato mjete duhet t’i marrin nga buxheti i shtetit dhe t’i shfrytëzojnë për rimbursim.
Sipas tij, kjo ka qenë “politikë e papërgjegjshme” e bërë nga Qeveria Hoti.
“Na e kanë lënë një gropë prej 110 milionë euro për ta paguar rimbursimin. Në vend që me politika fiskale, me paratë që i mbledhim për buxhet, të bëjmë politika të reja për t’i mbështetur qytetarët, apo t’i rrisim pensionet, apo mbështetjen për familjet me asistencë sociale. 110 milionë euro duhet t’i marrim prej buxhetit për t’i rimbursuar ata që i kanë tërhequr mjetet në vitin 2020. Dmth këso politike e papërgjegjshme ka ndodhur”, ka thënë Murati.
Sipas tij, një tërheqje e serishme e mjeteve nga Trusti do të krijonte “presione të reja inflacionare”.
Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale. Deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu, në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, më 9 mars ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili do të mundësonte tërheqjen e këtyre mjeteve.
Pro tërheqjes së 30 për qind të mjeteve nga Trusti janë shprehur edhe përfaqësues të dy partive të tjera opozitare në Kuvend, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ndërsa, nisma është kundërshtuar nga Qeveria e Kosovës. Ministri i Financave, Hekuran Murati, pati thënë se kjo shkakton precedent të rrezikshëm dhe rritje edhe më të larta të çmimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri