LAJMI I FUNDIT:

Murati kërkon nga deputetët që të votohet vendimi për zgjatjet buxhetore

Murati kërkon nga deputetët që të votohet vendimi për zgjatjet buxhetore

Hekuran Murati nga Komisioni për buxhet dhe transfere në seancën e Kuvendit ku në rend dite është miratimi i Buxhetit për vitin 2021, ka kërkuar të miratohet vendimi për zgjatje buxhetore.

Murati po ashtu bëri të ditur se komisioni sot i ka dhënë dritën e gjelbër këtij Projektligji.

“Ka pas disa tentativa të kalohet në komisionin, por nuk është arritur të bëhet. Ne sot kemi mbajtur një mbledhje dhe kemi shqyrtuar këtë projektligj ku me shumicë votash ka marrë dritën e gjelbër ky projektligj që ti rekomandohet seancës për miratim”, ka thënë Murati.


Murati shtoi se votimi i zgjatjeve buxhetore për muajt shkurt dhe mars do të ndihmonte tejkalimin e një krize të mundshme në rast se nuk votohet Buxheti për vitin 2021.

“Propozoj që si kuvend ta miratojmë vendimin për zgjatje buxhetore, i cili vendim nëse s’ka ndonjë vendim për buxhet, ky vendim të vlejë dhe e kundërta në rast se Buxheti votohet atëherë ky vendim do të shfuqizohet”, tha Murati. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
Kalo në kategori