Murati: Kemi rritur buxhetin për ministrinë e Infrastrukturës për të larë borxhet e shpronësimeve

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka deklaruar se rritja e buxhetit në ministrinë e Infrastrukturës është bërë me qëllim që të larë borxhet e shpronësimeve që kanë lënë qeveritë e kaluara.
Sipas tij po tentohet të manipulohet edhe me raportin për investimet kapitale gjatë këtij viti krahasuar me vitin e kaluar.
Ministri i Financave në Kuvend po ashtu tha se nuk mund ta zëvendësojnë importin as brenda ditës as brenda gjashtë mujash por janë duke punuar në këtë drejtim.
“Rritja e buxhetit aty është pikërisht për të larë borxhet e shpronësimeve të cilat i keni lënë keni nisur projekte pa nisur shpronësimin dhe projektet kanë ngecur njësoj ka ngecur edhe projekti në Podujevë edhe projekti i rrugës për Mitrovicë dhe të gjitha projektet të tjera infrastrukturore janë peng i shpronësimeve të parregulluara dhe papaguara si duhet. Po përmendet edhe raporti nëntë mujor të zbatimit të pakos të ringjalljes ekonomike më lejoni t’iu tregoj se besoje dini se keni qenë deputet në këtë Kuvend kur është votuar rishikimi i buxheti dhe buxheti i rishikuar ka hyrë në fuqi në pjesën e parë të gushtit, dhe tek atëherë kemi mund të filloj me zbatim të pakos së ringjalljes ekonomike pra po flasim për një periudhë një mujore nëse po i referoheni asaj. Vetëm dje kemi pasur pagesën më të madhe që ka ndodhur ndonjëherë prej 69 milionë eurosh për pensionistët dhe mos të flasim për shifra dhe mos të bëjmë manipulime me shifra siç bëtë herën e kaluar zonja Bajrami kur thatë që investimet kapitale në raportin e 7 mujorit për vitin 2021 janë më të ulëta sesa në vitin 2020 gjë që është e pavërtetë“, tha ai.
Ish ministrja e Financave, Hykmete Bajrami i ka replikuar pasardhësin të saj në këtë ministri duke i thënë se investimet kapitale janë më të ulëta në këtë nëntë mujor marr parasysh se në vitin 2020 për tre muaj vendi ka qenë i mbyllur për shkak të pandemisë.
“Investimet kapitale janë më të ulëta nëse e merr parasysh se që nga 11 marsi e deri më 1 qershor e ke pasur ekonominë e mbyllur edhe me vendim të qeverisë Kurti1 e ke pasur të ndaluar me filluar secili projekt të ri. Por në nëntë mujorin e 2020 i ki 204 milionë e në nëntë mujorin e 2021 i ki 220 milionë, nëse e merr parasysh se ka pasur mbyllje më i vogël është ekzekutimi në mbyllje sesa në vitin 2020 kështu i bie sepse duhet me pas parasysh se ka pasur tre muaj ditë mbyllje”, tha ajo, njofton kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë