Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hekuran Murati, ka sqaruar prapaskenat e propozimit të Dimal Bashës, duke thënë se ai fillimisht ishte paraparë për postin e ministrit të Infrastrukturës, por më pas u imponua që të propozohej për kryetar të Kuvendit.

“Emri i Dimal Bashës për ministër të Infrastrukturës ka qenë i parapërgatitur që nga fillimi, por neve na është imponuar ta propozojmë atë për kryetar të Kuvendit. Pra, Dimal Basha ka qenë propozim i yni, si kërkesë nga opozita,” deklaroi Murati pas seancës së Kuvendit.


Sipas tij, situata të tilla kanë ndodhur edhe më herët në skenën politike, duke përmendur rastin e Glauk Konjufcës dhe Vjosa Osmanit.

“Ka pasur situata të ngjashme edhe në të kaluarën, si me rastin e Glauk Konjufcës, kur i ka liruar vendin Vjosa Osmanit,” shtoi ai.

Murati kujtoi se Rregullorja e Kuvendit përcakton qartë se, në mungesë të kryetarit, seancat udhëhiqen nga nënkryetari i parë që vjen nga partia më e madhe.

“Rregullorja parasheh që nëse mungon kryetari i Kuvendit, zëvendësohet nga nënkryetari i parë që vjen nga partia më e madhe,” përfundoi Murati.