LAJMI I FUNDIT:

Murat Jasharit i caktohet trajtim psikiatrik

Murat Jasharit i caktohet trajtim psikiatrik

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj Murat Jasharit e Avni Llumnicës.

Jashari e Llumnica janë të dyshuar për sulmin ndaj avokatit Azem Vllasi që ndodhi më 13 mars 2017.

Paraburgimi Jasharit e Llumnicës do t’u llogaritet nga 13 shkurti i këtij viti.


KALLXO.com e ka siguruar vendimin e gjykatës për vazhdim paraburgimi dhe trajtim psikiatrik për Murat Jasharin.

Paraburgimin Jashari do ta kalojë në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë.

Publikohet video e planifikimit të hakmarrjes nga Murat Jashari (Video)
Lexo po ashtu Publikohet video e planifikimit të hakmarrjes nga Murat Jashari (Video)

Sipas vendimit të themelores, urdhërohet Drejtoria e Burgut në Gjilan që menjëherë ta dërgojë Murat Jasharin në këtë institut.

Vendimin themelorja e ka marrë në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Supreme, në të cilën ishte ankuar avokatja e Murat Jasharit, Fehmije Gashi-Bytyqi.

Vendimin për dërgimin në trajtim psikiatrik të Jasharit e përshëndeti mbrojtësja e tij.

Rrëfimi i Murat Jasharit: Ju tregoj pse e plagosa Azem Vllasin
Lexo po ashtu Rrëfimi i Murat Jasharit: Ju tregoj pse e plagosa Azem Vllasin

“Vendimi i Gjykatës Supreme në mënyrë  adekuate dhe profesionale ka vepruar në favor të kërkesës sime për mbrojtje të ligjshmërisë së paraburgimit duke e detyruar shkallën e parë për ta dërguar atë në Institutin e Forenzikës Psikiatrike”, tha avokatja Gashi-Bytyqi.

Ajo tregoi se ku është mbështetur vendimi.

”Ky vendim është mbështet në Ligjin penal dhe Ligjin e Procedurës Penale si dhe ne nenin 20 te Kartës se Kombeve te Bashkuara për mbrojtjen e personave me sëmundje mendore”, tha avokatja Gashi- Bytyqi.

Murat Jashari dyshohet për veprat penale vrasje e përfaqësuesve të lartë të republikës, përgatitjen e veprave terroriste kundër rendit kushtetues dhe sigurisë, si dhe armëmbajtje pa leje. /kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori