Munishi: Kthehem fuqishëm me Hajvalinë

Pas dorëheqjes së Mentor Miftarit, Hajvalia nuk ka vonuar dhe ka zyrtarizuar Ismet Munishin.
“Lajm i mirë për futbollin e Kosovës. Lëvizje fantastik nga kryesia e Hajvalisë. I njoh problemet, luftojmë fuqishëm për titull e kemi ekipin më të mire në Kosovë”.
‘Mourinho i Kosovës’ që është zgjedhur edhe trajneri më i mirë në vend nuk e ka lënë pa i ngacmuar edhe disa koleg të tij.
“Nuk punoj në as mistri, as nuk jap mësim fizkulturë. Unë e dua këtë punë dhe e bëjë me përkushtim dhe mirë. Nuk jam nga ata trajner që nuk i bëjnë të qarta ambiciet. Hajvalia do të rikthehet fuqishëm”, tha Munishi për Telegrafin.
Munishi me Hajvalinë do të startoj kundër Vushtrrisë dhe kjo nuk i pëlqen. “Nuk më pëlqen që lojën e parë e kemi në Vushtrri. Do të jetë ndeshje e vështirë”, përfundoi Munishi.
Hajvalia nuk ka asnjë pikë nga dy ndeshjet e para pasi ka humbur nga Drenica dhe Besa. /Telegrafi/



















































