Ballkani ka marr fitoren e radhës, kësaj radhe ndaj Llapit në udhëtim me rezultat 3-1, për të kaluar kështu në krye të renditjes.

Trajneri, Ismet Munishi e pranoi faktin se ai do të ishte i kënaqur edhe me një barazim, pasi Llapi ka një skuadër të mirë.


“Kishim një kundërshtar të fortë, që luan futboll të mirë”.

120454464 3112895395506958 8099286103029564879 n

“Para ndeshjes ishim të kënaqur edhe me një pikë, por lojtarët e deshën fitoren, luftuan që nga minuta e parë dhe ia arritën qëllimit”, ka thënë Munishi për “Art Sport”.

Ballkani i Ismet Munishit kryeson kampionatin me 10 pikë nga katër ndeshje. /Telegrafi/

telegrafi sport app