Kombëtarja e Shqipërisë më 8 tetor në “Elbasan Arena”, luan sfidën vendimtare për kualifikim në Kampionatin Evropian “Francë 2016”.
Kuqezinjtë do të përballen me Serbinë, në një ndeshje vendimtare në rrugën drejt EURO 2016. “Elbasan Arena” si asnjëherë më parë pritet të jetë zë i fuqishëm i djemve që mbrojnë ngjyrat kuqezi.
Trajnerët e futbollit të Kosovës e vlerësojnë të vështirë dhe tejet të rëndësishme për përballjen e ekipit shqiptar më Serbinë.
Ismet Munishi, trajner i Hajvalisë i ka thënë KosovaPress-it se kjo sfidë do të varët nga përgatitja në aspektin psikologjik. Ai thotë se futbollistët e Kombëtares sonë duhet të jenë të përgatitur maksimalisht dhe të japin maksimumin në duel me ekipin serb.
“Në këtë ndeshje do të varët përgatitja në aspektin psikologjik. Neve gjithmonë na intereson kombëtarja jonë, ata duhet të jenë jashtëzakonisht të përgatitur që në fushën e lojës të japin maksimumin, t’i bëjnë krejt në fushën e lojës, t’i lënë anash gjerat që fliten jashtë fushës së lojës dhe është një ndeshje më shumë ngarkesë, mirëpo, ata duhet të hyjnë në fushë dhe të luajnë futboll, të luajnë futboll për një rezultat sa më pozitiv, mundësisht për fitore për arsye se kemi të bëjmë më një kombëtare të fortë. Dashtëm e s’dashtëm, Serbia është një kombëtare e fortë”, ka thënë Munishi.
Ai mendon se cilësia është në anën e Serbisë, por sipas tij, Shqipëria e ka cilësinë në shpirtin e garës. Munishi beson se trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi do të di t’i neutralizojë pikët e forta të Serbisë.
“Cilësia është në anën e Serbisë në kualitet të lojtarëve, Shqipëria ka cilësinë në shpirtin e garës dhe karakterin brenda ekipit dhe në atmosferën që mbretëron në taborin tonë, kjo është aduti kryesor te ne dhe duhet të vazhdojmë në atë frymë. Sigurisht trajneri De Biasi i di pikat e forta të Serbisë dhe duhet neutralizuar, në anën tjetër ne duhet të luajmë dhe të vejmë gjithçka në këtë ndeshje, sepse kjo mund të jetë ndeshja që na kualifikon direkt në Francë”, ka theksuar Munshi.
E, edhe trajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi mendon se Shqipërinë e pret një ndeshje e vështirë, sepse sipas tij, ekipit shqiptar i duhen pikët e plota nga kjo sfidë. Tekniku prishtinas beson se Gianni De Basi do të menaxhojë mirë ndeshjen kundër Serbisë.
“Sigurisht se do të jetë një ndeshje e vështirë, një sfidë e vështirë, ku përfaqësuesja e Shqipërisë duhet patjetër ta fiton, t’i arkëtojë tri pikë për të shkuar më tutje. Çdo ndeshje që kërkon fitore medoemos, atëherë do të jetë shumë e vështirë. Shpresoj se De Biasi do ta menaxhojë mirë ekipin e vet si deri më tani dhe futbollistët ta kuptojnë se më këtë ndeshje do të çelen dyert për kualifikimet e mëtutjeshme, të jemi të gatshëm, të sakrifikojnë gjithçka nga vetja për më ardh deri të një rezultat pozitiv që na çon më tutje. Nëse luhet më një mençuri, pa matje, një futboll i fortë, shumë disiplinë, shumë përgjegjësi, shpresoj se Shqipëria do të ngadhënjejë”, ka pohuar Krasniqi.
Ai mendon se atmosfera në “Elbasan Arena” duhet e jetë e nxehtë, dhe sipas tij, tifozët duhet të jenë në kulminacion, por sipas Krasniqit, gjithmonë në kufij, sepse çdo ekses më i vogël mund të dëmtojë kombëtaren shqiptare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe