Sipas filozofit francez Calude Lefort, një shoqëri nuk mund të flasë për vlerën e demokracisë nëse nuk arrin të bëjë dallimin mes reales dhe imagjinares, mes së vërtetës dhe të pavërtetës, mes së drejtës dhe së padrejtës, mes së ligjshmes dhe së ndaluarës, apo edhe mes normales dhe patologjikes.
Sipas Lefortit, dallimi i tyre na jep mundësinë të kuptojmë nëse jemi mes legjitimitetit apo ilegjitimitetit. Këtë pafuqi të shoqërisë shqiptare për të diskutuar për vlerat e demokracisë e ka ndihmuar prej kohësh mungesa e një gjyqësori, që ose nuk vepron fare, ose vepron vetëm atëherë kur banaliteti mund çdolloj argumenti për të zgjidhur situatën.
Për shkak të mungesës së drejtësisë, shumë qytetarë e kanë pasur të pamundur të gjykojnë qoftë për akuzat ndaj qeverisë për korrupsion, si në rastin e akuzës për vjedhje në rastin e inceneratorëve, qoftë edhe për situatën kaotike në gjirin e opozitës.
Për pasojë të mungesës së gjyqësorit, imagjinata kolektive thërret në kor prej kohësh se “politika është e gjitha e korruptuar”. Për këtë imagjinatë nuk nevojiten armët, por vetëm fjalët – apo më saktë, fjalët e kontrolluara. Për një vend si Shqipëria, me të shkuar nën diktaturë, krijimi i imagjinatës kolektive duket edhe më i thjeshtë për shkak të mbetjes në këmbë të kulturës dhe historisë ideologjike, që mbrohet thuajse me çdo kusht.
Dhe, më shumë se kushdo në këtë imagjinatë po investon Kryeministri Rama, i cili çdo mendim ndryshe, edhe kur qytetarët ngrihen për çmimet që rëndojnë çdo ditë xhepat e tyre, arrin t’i konsiderojë “turp”, si në rastin e protestave të fundit.
Në fakt, dallimi i imagjinares me realen është sot i vështirë për shkak se gjuha e spektaklit dhe e konsumizmit arrin të krijojë një manipulim të tillë të realitetit sa asnjë përfundim nuk është i lehtë. Kjo gjuhë e spektaklit shoqërohet me frikën që u injektohet qytetarëve me frikën e humbjes nëse do të provojnë ndryshimin, me qëllim që ata të bëjnë çdo kompromis për të ruajtur atë që kanë, atë që u është dhënë, apo atë që kanë pasur mundësinë të rrëmbejnë gjatë pjesëmarrjes në qeverisje apo nga mbështetja që i kanë dhënë asaj.
@Shumica e njerëzve sot i marrin lajmet dhe informacionet në rrjet vetëm përmes një grushti mediash sociale dhe motorësh klikimi. Këtë faqe zgjedhin të na shfaqin bazuar në algoritme, të cilat mësojnë për të dhënat tona personale, që i mbledhin pareshtur. Në fund, rezultati është që këto faqe të na tregojnë se ne do ta klikojmë – çka do të thotë se keqinformimi, përmes lajmeve befasuese, do të përhapet në mënyrë të pakontrolluar. Njerëzit me synime të liga mund ta shfrytëzojnë sistemin për të shpërndarë keqinformime për përfitime financiare apo politike”, shkruante në një letër publike Sir Tim Berners-Lee, Profesor i Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Oksfordit dhe profesor në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts, në 20-vjetorin e krijimit të faqes World Wide Web.
Nën këtë breshëri, kontrolli i gjuhës dhe i lajmeve që sugjerohen, mbetet një mision tejet i vështirë të shkundësh dikë nga bota e tij e iluzioneve, nga një botë dëshirash pa fre. Qëllimi i qeverisjes sot është që të krijohet një shumicë që nuk dëshiron të zgjohet, që të shohë realitetin, por që të ëndërrojnë për një jetë pa telashe, sidomos telashe me pushtetin.
Dhe, i manipuluari, përgjithësisht është një rob i iluzionit të tij, që e ka shumë të vështirë të lëvizë nga injoranca, të lëvizë nga mashtrimi që ka para syve. Në një realitet të tillë shumica e qytetarëve joshen nga ideja se ata kanë të drejtë të arsyetojnë me atë çka shohin vetë, me atë që lexojnë vetë.
Kjo është edhe parajsa e injorancës që është e vështirë të zhbëhet. Vetë ai që jeton në një botë të tillë e ka shumë të vështirë ta kuptojë kur manipulohet përmes lajmeve të rreme, përmes konflikteve boshe. Duhet patjetër që dikush të dijë, të guxojë t’ia thotë.
Po cili mund t’ia tregojë qytetarëve të vërtetat? Institucioni i vetëm që do të ndihmonte një zgjim do të ishte një sistem i së drejtës, zbatimi i ligjit, që të mos lejojë që gjithkush të akuzojë gjithkënd, pasi kështu fiton vetëm ai që do të ruajë pushtetin, ai që dëshiron që të gjithë të shihen si vjedhës, pasi kështu humb çdo ditë dëshira e qytetarëve për ndryshim dhe shtohet adhurimi ndaj atyre që e shohin pushtetin si burim të pasurimit të tyre, duke shpërfillur përfundimisht qytetarët.
Ne jemi prej kohësh në këtë shpërfillje dhe ajo që lexojmë nga rrjetet e lajmeve të kontrolluara nga qeveria, apo nga manipulatorët e paguar prej saj, vetëm sa shtojnë gjumin e madh qytetar dhe pushtetin e së ligës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Udhëheqësit e Izraelit kryen gjenocid në Gazë dhe duhet të japin llogari për këtë
Demokracia e Koresë së Jugut ishte pranë përmbysjes nga presidenti populist, por u shpëtua nga populli
Trumpi po poshtëron armiqtë e tij të “zgjimit” – dhe është kënaqësi ta shohësh
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova