Krejt e kemi një shok që i din krejt, një që që si ikë film as serial pa e shiku – i tillë që t’bën me pyet veten ‘ku po e gjen gjithë këtë durim’ – hajdeni, merri dostat e sfidojeni durimin – ku tjetër veç n’HyperActive – provoni Escape Rooms se s’keni me i ra pishman.
Escape Rooms që në shqip njihen si dhoma arratisje është një lojë ku lojtarët zbulojnë të dhëna, zgjidhin enigma, dhe përpiqen të arratisen nga një vend i caktuar brenda një kohe të kufizuar (40-60 minuta). Dhomat janë zakonisht me tematike të tilla si shkolla magjike, shtëpi me fantazma – pra sfida të jetës reale nga filmat e preferuar të të gjitha kohërave.
Qëllimi i kësaj loje dhe ekipit është që të zgjidhësh engimat dhe të dalësh nga dhoma. Sfidat mund të jenë fizike si të heqësh pranga apo hapë dyer – por me të shpeshta janë sfidat mendore. Për të arritur objektivat, lojtarët duhet të përdorin shkathtësi të ndryshme, duke përfshirë dije nga shkencat, matematika, gjeografia dhe fusha të tjera.
Juve veç ju mbetet të përgatiteni për sfidë, të punoni si ekip dhe numëroni sekondat që ju kanë mbetur në mënyrën më argëtuese të mundshme.
Çdo dhomë është si të bëhesh pjesë e filmave me të cilët jeni rritur apo edhe të atillë që i shikoni sot – duke filluar prej “One Thousand & One Nights”, “School of Magic”, “Haunted Mansion” apo edhe “La Mision Del Profesor” – këto janë temat e Escape Rooms që i gjeni në HyperActive.
Frymëzuar nga përrallat klasike të Aladdin, “One Thousand & One Nights” është një aventurë emocionuese ku mund të luajnë deri në 6 lojtarë. Ju duhet të përdorni zgjuarsinë dhe punën në grup për të zgjidhur enigmat dhe për të shpëtuar nga pallati i Khalifit të Errët para se të jetë tepër vonë!
Adhuruesve të Harry Poter me patjetër që do t’ju pëlqejë “School of Magic”, një Escape Room ku ju dhe ekipi juaj do të duhet të përdorni aftësitë tuaja magjike për të mposhtur Dark One dhe për të shpëtuar shkollën. Ju do të duhet të gjeni objekte të fshehura, të zgjidhni enigma dhe të bëni magji në mënyrë që të keni sukses.
Nëse jeni duke kërkuar të përjetoni frikë, atëherë “Haunted Mansion” është escape room që duhet ta provoni. Në këtë dhomë të errët dhe misterioze, ju dhe ekipi juaj do të duhet të hetoni paranormalen dhe të gjeni një mënyrë për të shpëtuar para se të jetë tepër vonë.
Frymëzuar nga seriali i njohur televiziv La Casa De Papel, “La Mision Del Profesor” është një escape room që do të vë në provë aftësitë tuaja për punën në grup dhe për zgjidhjen e problemeve. Ju dhe ekipi juaj do të duhet të kryeni grabitjen më të madhe të shekullit, por do t’ju duhet ta bëni atë pa u kapur nga policia. A mundeni ti edhe shokët e tu me thy bankën brenda një ore?
Mblidhni miqtë, familjen ose kolegët tuaj dhe përgatituni për të nisur një aventurë të paharrueshme. Edhe mos ke dert, kur ngelesh, s’di ka me ja mbajt – në escape rooms jeni të monitoruar nga personat përgjegjës gjate gjithë kohës të cilët mund t’ju dalin në ndihmë po patët nevojë.
Rezervoni përvojën tuaj të dhomës së arratisjes HyperActive sot dhe krijoni kujtime që do të zgjasin gjithë jetën.
Linku për rezervim: https://www.hyper-active.com/login
Për më shumë informacione vizitoni:
Facebook: HyperActive
Instagram: hyperactive.ks
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDurrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Qindra mundësi pune të reja çdo ditë – Zbuloni platformën që po ndryshon tregun e punës
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos