A mund të prish dietën time? Ekspertët thonë: “Po, por vetëm në një kohë të caktuar të ditës”

Kur jemi në dietë, zakonisht heqim dorë nga disa lloje ushqimesh, veçanërisht nga karbohidratet dhe yndyrat që kanë kalori që shëndoshin më së shumti
Megjithatë, ekziston një situatë në të cilën mund të mashtroni dietën tuaj pa u brengosur, pra pa e përkeqësuar procesin e humbjes së peshës.
Karbohidratet dhe yndyrat e preferuara, si brumërat, makaronat e bardha, akullorja dhe gjalpi nuk duhet t’i hiqni plotësisht nëse jeni në dietë, transmeton Telegrafi.
Domethënë, ekziston një kohë e caktuar e ditës kur mund ta qerasni veten me ushqimin tuaj të preferuar pa e prishur humbjen e peshës. Vetëm sigurohuni që kjo “qerasje” të mos ndodhë shumë shpesh.
Koha më e mirë për të ngrënë karbohidrate është koha e kafjallit, ndërsa yndyrat nuk do të dëmtojnë linjën tuaj nëse i konsumoni rreth orës 10 të mëngjesit.
Në këtë mënyrë, trupi do të ketë kohë të mjaftueshme për të djegur kaloritë e konsumuara gjatë ditës.
Nëse dëshironi të humbni peshë apo të ruani peshën e dëshiruar, është e rëndësishme të hani vakte në kohë të caktuara të ditës.
Gjithmonë duhet të hani mëngjes brenda një ore pas zgjimit, drekë rreth katër orë e gjysmë më vonë dhe darkë disa orë më vonë.
Nëse bëni pushime shumë të gjata midis vakteve, do të jeni të uritur dhe sa më i uritur të jeni, aq më shumë ka gjasa që të mashtroni dietën tuaj dhe të hani diçka të pashëndetshme dhe kalorike.
Mos harroni se nuk duhet të hani kurrë darkë të paktën tre orë para gjumit, në mënyrë që të mos shkoni në shtrat me stomakun plot me ushqime të patretura. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës