LAJMI I FUNDIT:

A mund të infektohemi dy herë nga virusi COVID-19?

A mund të infektohemi dy herë nga virusi COVID-19?

Ekspertët thonë se infektimi sërish nga coronavirusi duket një e mundur, por nuk dihet se sa shpesh mund të ndodhë një gjë e tillë.

Kohët e fundit studiuesit në Hong Kong publikuan prova mbi një person që u prek nga coronavirusi për herë të dytë, disa muaj pas infektimit për herë të parë të tij.

Gjetjet nuk janë botuar në ndonjë revistë mjekësore. Shkencëtarët thanë se personi i seksit mashkull, 33-vjeç kishte simptoma të lehta herën e parë dhe asnjë simptomë herën e dytë, duke sugjeruar se sistemi i tij imunitar mund t’i ketë siguruar një lloj mbrojtje kundër sëmundjes së rrezikshme edhe pse nuk mundi ta parandalonte infektimin sërish.


Infektimi i tij për herë të dytë nga coronavirusi u zbulua përmes testimit në aeroportin e Hong Kongut.

Ndërkohë janë raportuar edhe disa raste të tjera të mundshme infektimi për herë të dytë, përfshirë një shtetas amerikan i cili herën e dytë u sëmur më rënde sesa herën e parë.

Edhe nëse njerëzit mund të preken sërish nga coronavirusi, Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se gjasat janë që kjo të mos ndodhë rregullisht.

Ekspertët e shëndetit publik thonë se në përgjithësi ata besojnë se njerëzit që e kanë kaluar një herë sëmundjen, mund të fitojnë imunitet ndaj një infeksioni të ri me coronavirus. Por ata nuk e dinë se sa mbrojtje mund të sigurojë kjo gjë dhe deri kur mund të zgjasë.

Ekspertët shtojnë se kjo gjë kërkon vëmendje pasi nëse imuniteti humbet efektivitetin, mund të përbëjë një sfidë për vaksinat. Disa ekspertë thonë se në këtë rast do të ishin të nevojshme vaksinimet përforcuese.

Gjithashtu është e paqartë nëse ata persona që janë infektuar sërish do të mund ta përhapnin virusin tek të tjerët. Kjo është një tjetër arsye pse shkencëtarët thonë se njerëzit duhet të vazhdojnë të mbajnë maska, distancë fizike dhe të ruajnë higjienën. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kalo në kategori