LAJMI I FUNDIT:

Muhaxheri: Janë siguruar votat në Kuvend për ta kaluar Ligjin e rimëkëmbjes ekonomike

Muhaxheri: Janë siguruar votat në Kuvend për ta kaluar Ligjin e rimëkëmbjes ekonomike

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka thënë se qeveria ka vullnetin për të kaluar ligjet e rëndësishme për shtetin por po mungojnë votat në Kuvend edhe për shkak të pandemisë.

Muhaxheri në RTV Dukagjini ka thënë se nuk ka informacione se ka probleme serioze me Listën Serbe.

“Qeveria po beson se në leximin e ardhshëm e kalon Ligjin për rimëkëmbje dhe buxhetin. Problemet tjera do të lindin në fazat e mëvonshme”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Nënkryetari i LDK-së thotë se ndihma e parë qe qeveria ka ndarë për bizneset ka ndikuar mirë te operimi i këtyre të fundit por sipas tij nuk ka mundësi për ndihma tjera pa kaluar Ligji për rimëkëmbje ekonomike.

“Në bazë të informacioneve që kam në seancën e ardhshme qeveria i ka siguruar votat në Kuvend dhe do ta kalojë Ligjin për rimëkëmbje ekonomike. Do të ishte mirë që të kalohet edhe buxheti për vitin e ardhshëm e më pas të diskutohen problemet tjera”.

Muhaxheri thotë se qeveria është duke funksionuar mirë pavarësisht se nuk po mundet t’i sigurojë votat në Kuvend për disa projekte./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori