LAJMI I FUNDIT:

Muharremaj: Në Suharekë të prekurit me COVID-19 po dalin jashtë shtëpive, nga nesër policia në aksion

Muharremaj: Në Suharekë të prekurit me COVID-19 po dalin jashtë shtëpive, nga nesër policia në aksion

Për Komunën e Suharekës sot IKSHPK ka njoftuar tri raste të vdekjeve që kanë rezultuar edhe me coronavirus.

Kryetari Bali Muharremaj për RTV Dukagjinin thotë se këto të dhëna janë të tri ditëve të fundit.

I pari i Suharekës thotë se gjendja në këtë komunë është stabile por sipas tij është një veprim shqetësues që sipas tij disa qytetarë pavarësisht që kanë dalë pozitiv me coronavirus, po dalin në qytet.


“Njoftoj qytetarët se nga nesër policia do të dalë në terren dhe do shkojë nëpër shtëpitë e personave të prekur pasi që ka njoftime se disa persona pavarësisht se janë të prekur me coronavirus po dalin jashtë shtëpive duke rrezikuar edhe qytetarët tjerë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Muharremaj thotë se me një shumë prej rreth 300 mijë eurosh janë ndihmuar bizneset, kryesisht në qira.

Ai tregon se momentalisht në këtë komunë janë të prekur rreth 15 mësimdhënës me coronavirus por që sipas tij ata do të zëvendësohen dhe mësimi nuk do të ndërprehet.

“Për dy apo tri ditë ata zëvendësohen. Ne kemi një listë të pritjes dhe mësimi po vazhdon”, tha ndër të tjera Bali Muharremaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori