LAJMI I FUNDIT:

Muharremaj: Dy rastet e reja me COVID-19 nga Suhareka, janë policë të stacionit “Alpha” në Prizren

Muharremaj: Dy rastet e reja me COVID-19 nga Suhareka, janë policë të stacionit “Alpha” në Prizren

Sonte në Komunën e Suharekës janë regjistruar dy raste të reja me coronavirus.

Kryetari Bali Muharremaj thotë se rastet e reja janë zyrtarë policorë që punojnë në stacionin e policisë në Prizren.

“Janë raste kontakti pres stacionit të policisë “Alpha” në Prizren”, deklaroi Muharremaj në RTV Dukagjini.


Muharremaj thotë Suhareka prej 20 ditësh nuk kishte regjistruar raste të reja me COVID-19 por sipas tij rastet e reja erdhën nga policia.

“Rastet nuk janë brenda komunës sonë. Janë punëtorë që punojnë në Prizren”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pari i Suharekës thotë se nga nesër do të gjurmohen kontaktet e këtyre dy personave.

Ai thotë se nesër do të ketë një tjetër test me zyrtarët policorë nga stacioni i Prizrenit ku punojnë policë nga Suhareka.

“Shpresojmë se nuk do të ketë raste të reja”.

Muharremaj tregon se numri i përgjithshëm i rasteve në Suharekë ka shkuar në 38 ndërsa njëri prej tyre ka përfunduar me fatalitet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori