Muhammara: Lyerje arabe nga specat, më e shijshme dhe shumë më e shpejt sesa hajvari dhe pingjuri!

I doni të gjitha në një pjatë? Provoni këtë recetë, mjaft e shijshme dhe të shëndetshme. Përbërësit:- 1 spec i madh i kuq i pjekur, - gjysmë filxhani qepë të reja, - 1 lugë e vogël limoni të freskët dhe të shtrydhur, - 1 lugë e vogël kumin të bluar, - 1 lugë e vogël kripë, - 3 lugë të vogla shurup shege, - 1 lugë e vogël e specave të kuq të bluar, - 5 lugë vaj, - 3/4 e filxhanit arra, - 4 deri 6 lugë thërrmija buke
Përgatitja:
Përzieni specat, qepën, lëngun e limonit,qimonin, kripën, 2 lugë të vogla shurup shege, - gjysmë luge të vogël spec të bluar, 4 lugë vaj ulliri, 2 lugë arra në blender dhe përzieni derisa përbërja të bëhet krematoze.
Pastaj, shtoni 4 lugë thërrmija buke dhe sërish miksoni derisa të arrini dendësinë e dëshiruar.
Nëse përbërja nuk është mjaft e trashë, shtoni edhe pak thërrmija buke.
Provoni a ju përshtatet shija, dhe shtoni edhe më shumë erëza nëse e shihni të arsyeshme.
Përbërjen qiteni në një pjatë apo në tepsi, shtoni disa pika vaj ulliri, lugën e mbetur të shurupit nga shega dhe gjysmë luge të vogël speca të bluar.
Pas kësaj, shtypni arrat e mbetura dhe qitni sipër lyerjes.
Ju bëftë mirë! - transmeton Telegrafi.



















































