LAJMI I FUNDIT:

Mucunski: Fokusi në vitin 2025 do të jetë integrimi evropian i RMV-së, kontributi në NATO dhe partneriteti i fortë me SHBA-në

Mucunski: Fokusi në vitin 2025 do të jetë integrimi evropian i RMV-së, kontributi në NATO dhe partneriteti i fortë me SHBA-në

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në video-urimin e Vitit të Ri thotë se fokusi në vitin 2025 do të jetë integrimi evropian i vendit, kontributi në NATO dhe partneriteti i fortë me SHBA-në.

“Viti i kaluar ishte një kthesë e rëndësishme në nivel shtetëror, vit i ndryshimeve që sollën një përmirësim real të jetës së qytetarëve dhe një pozicionim të suksesshëm të vendit tonë në skenën ndërkombëtare”, thotë Mucunski.

Ai thekson se viti i kaluar ishte i mbushur me sfida, por edhe me suksese të rëndësishme, duke përmendur një numër të madh takimesh dypalëshe, forcimin e reputacionit të shtetit, kontributin aktiv në organizatat ndërkombëtare, zhvillimin e partneriteteve të forta, si dhe kontributin në mbarë botën politikën e paqes dhe sigurisë.


“Duke ndjekur rrugën që hapëm me sukses vitin e kaluar, në vitin 2025 do të vazhdojmë të ndërtojmë partneritete, të kërkojmë zgjidhje për çështjet e hapura përmes dialogut dhe të mbetemi një partner ndërkombëtar i besueshëm me respekt dhe mirëkuptim reciprok. Integrimi evropian mbetet në fokus si dhe kontributi ynë në NATO dhe partneriteti i fortë me SHBA-në”, thotë Mucunski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori