Mucunksi – Bueno: Është konfirmuar mbështetja spanjolle për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunksi, gjatë vizitës së punës në Spanjë realizoi takim me homologun e tij spanjoll Hoze Manuel Albarez Bueno, në të cilin ishte konfirmuar mbështetja spanjolle për integrimet evropiane, me çka Bueno e ka potencuar nevojën për përshpejtimin e integrimeve të shtetit në BE.
Siç bëri të ditur MPJ, nga ana e tij ishte shprehur kënaqësia për partneritetin e fuqishëm në kuadër të NATO-s dhe kontributit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në kontekst të stabilitetit rajonal.
Në takim u përshëndetën lidhjet miqësore mes dy vendeve, të cilat këtë vit shënojnë një përvjetor të rëndësishëm – 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, si dhe u theksua kënaqësia për zhvillimin e deritanishëm të bashkëpunimit dypalësh, duke theksuar angazhimin e ndërsjellë për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve miqësore dhe nevojën për të përdorur potencialin për intensifikimin e bashkëpunimit.
Mucunski e njoftoi kolegun spanjoll me ristrukturimin e ministrisë, kompetencat e reja, mundësitë për investime në shtet, si dhe potencialin për thellimin e bashkëpunimit në disa fusha. Duke theksuar rëndësinë e mbështetjes politike për integrimet, ministri shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e qartë të Spanjës në integrimin evropian të vendit tonë, si dhe kënaqësinë e tij për partneritetin e fortë brenda Aleancës NATO, thuhet në kumtesë.
Duke folur për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut, ai theksoi se qeveria e re i di detyrimet që vijojnë me procesin e integrimit dhe me përkushtim punon në zbatimin e reformave të nevojshme.
Dy ministrat ranë dakord se marrëdhëniet politike dhe diplomatike mes dy vendeve do të vazhdojnë të ndërtohen në frymën e mirëkuptimit dhe miqësisë edhe në të ardhmen. Në këtë drejtim, në periudhën e ardhshme të dyja palët do të punojnë në avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor, promovimin e diplomacisë sportive, dhe me vëmendje të veçantë do të shqyrtohet mundësia e vendosjes së linjës ajrore direkte ndërmjet dy vendeve.
Në takim është biseduar edhe për organizimin e forumit të biznesit në të cilin do të shqyrtohen mundësitë për bashkëpunim ekonomik mes të dy vendeve. Ministrat shkëmbyen mendime edhe për konfliktin ushtarak në Ukrainë, si dhe për situatën politike në rajon, qëndron në kumtesë.
Në kuadër të vizitës në Mbretërinë e Spanjës, ministri Mucunski është paraparë të takohet me anëtarët e komisionit të politikës së jashtme të Senatit spanjoll, me nënkryetarin e Konfederatës Spanjolle të Bizneseve (CEOE), Inigo Fernandez de Mesa. si dhe të mbajë fjalim në Institutin Royal El Cano me temën “Integrimi në BE si një imperativ për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit të vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Gjithashtu, ministri Mucunski është paraparë të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pak kohë pasi shpalli kandidaturën për deputet, Tom Doshi paraqitet në SPAK

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë – arrestohen dy të dyshuar

Propozimi për shkarkimin e prokurorit Ljupço Kocevski nesër paraqitet në seancën e qeverisë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mot i vranët dhe me riga shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri