LAJMI I FUNDIT:

Muaji shkurt me 13 viktima në rrugë në Shqipëri, flasin ekspertët rrugorë

Muaji shkurt me 13 viktima në rrugë në Shqipëri, flasin ekspertët rrugorë

Pakujdesia gjatë ngjarjes së mjetit vijon të marrë jetë njerëzish.

Kjo javë nisi me pesë viktima në Shqipëri. Referuar shifrave të Policisë së Shtetit, që prej fillimit të shkurtit e deri më tani ka pasur 64 aksidente automobilistike të shënuara në të gjithë vendin, që kanë lënë pas 13 viktima e më shumë se 70 të plagosur.

Eksperti rrugor Arben Luzi ngre dhe një herë shqetësimin për përdorimin e telefonit në makinë, duke e cilësuar si një nga shkaktarët vdekjeprurës. Ndaj sugjeron që të shtohen kontrollet nga ana e policisë.


“Ne po të shikojmë këtu mjetet që kalojnë do shohim që pjesa dërrmuese e drejtuesve te mjeteve përdorin telefonin dhe flasin ne telefon. Aparati celular ne ecje me shpejtësi ne rruge interurbane qe lidhin qytetet e Shqipërisë është shume vdekjeprurës. Duhet të shtohen pikat e kontrollit për përdorimin e aparatit celular, derisa të bëhet edukatë siç u be edukatë mbajta e rripit. Pjesa me e madhe e drejtuesve të mjetit janë edukuar sepse gjoba është e kripur”, thotë Arben Luzi, ekspert rrugor.

Për muajin shkurt rezulton se qarqet me më shumë aksidente rrugore janë Lezha, Elbasani dhe Fieri. Në pjesën më të madhe të rasteve, fajtor janë drejtuesit e mjeteve.

“Janë aksidente në të cilat drejtuesit e mjeteve në masën më të madhe janë shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor. Janë 24-35 vjeç mosha që bën me shume aksidente sepse rrit vetëbesimi tek ata, mendojnë se janë aftësuar si shofer dhe ecin me shpejtësi, mund te mbajnë timonin me një dore, bëjnë parakalime të gabuara.”

Por problemet vijnë dhe nga ana e këmbësorëve. Edhe këta të fundit jo gjithmonë respektojnë rregullat. Rasti konkret: vetëm pak metra larg vijave të bardha, pranë Piramidës në Tiranë, qytetarët zgjedhin që të kalojnë në mes të rrugës.

“Kemi aksidente brenda qendrave urbane. Në kryqëzime. Ne jemi para një urë dhe vijat e kalimit këmbësor janë 10 metra me poshtë. Ne pjesën me te madhe këmbësorët kalojnë ne mes dhe jo te vijat e bardha. Kjo ka te beje dhe me edukatën qytetare”, përfundon ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori