LAJMI I FUNDIT:

MSH: Nuk ka nevojë për grevë, shumica e çështjeve të ngritura nga sindikata janë diskutuar

MSH: Nuk ka nevojë për grevë, shumica e çështjeve të ngritura nga sindikata janë diskutuar

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar të mërkurën pas paralajmërimit të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës për mbajtjen e grevës 24 orëshe për të enjten.

Ministria e Shëndetësisë konsideron se nuk ka nevojë për grevë, meqë shumica e çështjeve të ngritura nga kjo sindikatë janë diskutuar, sqaruar dhe zgjidhur në takimin e përbashkët të mbajtur në mars në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Siç dihet tashmë, Projektligji për pagat është tërhequr nga procedura e dërgimit në Kuvend nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe deri në një procedim tjetër, palët e interesuara do të kenë mundësi të shprehin pikëpamjet e tyre dhe të avokojnë për zgjidhjet më të përshtatshme për të gjitha kategoritë, përfshirë këtu edhe punonjësit shëndetësor”, thuhet në reagimin e MSh-së.


Në reagim theksohet se sa i përket kërkesës për ngritjen e pagës për profesionistët shëndetësor, kjo çështje është në përgjegjësi të Qeverisë së vendit që të vendos dhe ajo e ka bërë të ditur se në muajt në vijim do të bisedojë me partnerët social për mundësinë e ngritjes së pagave në të gjithë sektorët, në varësi nga ngritja ekonomike në vend.

MSh ndër të tjerash thotë se do të mbështesë dialogun social si opsionin më racional për të gjetur zgjidhje për secilin problem dhe rikujton të gjithë profesionistët shëndetësor për përgjegjësinë që kanë në përputhje me ligjet në fuqi për të ofruar shërbime shëndetësore për qytetarët e vendit dhe për të mbrojtur shëndetin e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori