LAJMI I FUNDIT:

MSH: Mjekët e rinj të përfshihen menjëherë në sistemin e imunizimit

MSH: Mjekët e rinj të përfshihen menjëherë në sistemin e imunizimit
Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në RMV ka vepruar menjëherë në lidhje me detyrimet ligjore që ka për sa i përket praktikës me pagesë gjashtëmujore të mjekëve të rinj, të cilët do të angazhohen në stacionet e vaksinimit dhe në Ndihmën Mjekësore Urgjente pranë qendrave shëndetësore në të gjithë vendin, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Mjekët e rinj në Maqedoni kërkojnë që autoritetet të gjejnë zgjidhje për praktikën e tyre me pagesë
Lexo po ashtu Mjekët e rinj në Maqedoni kërkojnë që autoritetet të gjejnë zgjidhje për praktikën e tyre me pagesë

“Komisioni Kombëtar i Imunizimit rekomandon në përfundimin e tij që në procesin e imunizimit të përfshihen sa më shpejt mjekët e rinj, pra mjekët që kryejnë praktikën e detyrueshme pas diplomimit të përfshihen në kërkimin e fëmijëve të pavaksinuar, thirrjen e tyre, si dhe regjistrimin e të vaksinuarve në sistemin elektronik, ndërsa nga ana tjetër, mjekët që kryejnë praktikë me pagesë pas marrjes së licencës duhet të përfshihen edhe në zbatimin e vaksinimit në ato pika vaksinimi ku ka nevojë për staf shtesë, të gjitha me qëllim zbatimi i qetë i vaksinimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Lidhur me këtë konkluzion të Komisionit Kombëtar për Imunizimin, siç shtojnë nga atje, ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri njoftuar Qeverinë, pas së cilës është dërguar në Ministrinë e Financave dhe pritet një përgjigje nga Komisioni për Antikorrupsion për shkak se, siç theksohet në komunikatë, është periudha parazgjedhore./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Kalo në kategori