LAJMI I FUNDIT:

MSH-ja bën thirrje të regjistrohen për tu vaksinuar nga ekipet mobile edhe personat me aftësi të kufizuara

MSH-ja bën thirrje të regjistrohen për tu vaksinuar nga ekipet mobile edhe personat me aftësi të kufizuara

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët që kanë familjarë me aftësi të kufizuara, të cilët ende nuk janë vaksinuar kundër COVID-19, që së më parë që ka mundësi t’i regjistrojnë në Qendrën e vaksinimit në komunën përkatëse e tyre.

Kjo për shkak se ata duhet të jenë të regjistruar në mënyrë që ekipet mobile t’i vaksinojnë.

“Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët të cilët kanë familjarë me aftësi të kufizuara, të cilët ende nuk janë vaksinuar kundër COVID-19, që së më parë që ka mundësi t’i regjistrojnë në Qendrën e vaksinimit në komunën përkatëse e tyre, me qëllim të organizimit të vaksinimit të tyre përmes ekipeve mobile”, thuhet në komunikatë.


Tutje në njoftim thuhet se, “Deri më tani, ekipet mobile të vaksinimit në nivel vendi kanë vaksinuar një numër të konsideruar të qytetarëve me aftësi të kufizuara, sipas të dhënave që kanë pasur komunat dhe kërkesave të vet qytetarëve, por me qëllim që të vaksinohet secili, qytetarët luten të bashkëpunojnë për regjistrimin dhe vaksinimin e tyre”.

“Për regjistrim është i nevojshëm një dokumenti identifikimi i vlefshëm i personit më aftësi të kufizuara, kontakti dhe adresa e banimit”, sqaron MSH-ja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori