Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Evropë i cili nuk ka nënshkruar kontratë për blerjen e dozave të vaksinave anti-COVID.
Kosovarët deri më tani janë imunizuar me dozat e pranuara donacion nga Bashkimit Evropian dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Por përkundër kësaj në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se tashmë janë në proces të lidhjes së kontratës, madje sipas tyre me disa prej kompanive janë edhe drejt finalizimit.
“Ministria e Shëndetësisë është në proces të lidhjes se kontratës për blerjen e vaksinave të nevojshme me disa nga kompanitë prodhuese. Ky proces është në fazë të përparuar derisa me disa prej tyre ky proces është shumë afër finalizimit. Sido që të jetë, për arsye të kushteve të konfidencialitetit të cilave iu nënshtrohet ky proces, jo vetëm me Kosovën, për hollësi të tjera do të njoftoheni në kohën e duhur”, ka thënë përmes një përgjigje me shkrim për KosovaPress, Sami Uka, Këshilltari politik i ministrit të Shëndetësisë.
Kritika karshi qeverisë së Kosovës për mosnënshkrim të kontratës për blerje të vaksinave ka adresua anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Bekim Haxhiu.
Deputeti i PDK-së, thotë se me këtë ritëm të vaksinimit Kosovës do i duhen 10 vite e gjysmë që të përfundoj procesi i imunizimit karshi koronavirusit.
“Prej atyre deklarimeve që shumë shpejt do ketë kontratë të vaksinimeve nuk ka ende kjo është shumë shqetësuese sepse deri më tani vaksinat të cilat kanë arritur janë vetëm donacion të COVAX-it dhe Bashkimit Evropian dhe qeveria Kurti ende nuk ka arritur me i siguruar një kontratë dhe është e vetmja qeveri në Evropë që nuk ka kontratë për furnizim me vaksina dhe kjo është shumë shqetësuese sepse mungesa e vaksinave është rrezikim i shëndetit të qytetarëve. Çdo ditë e humbur në vaksinim është jetë e humbur për qytetarët. Për 10 ditë kemi pasur zero vaksinime tani ritmi i vaksinimit po shkon me një proces shumë të ngadalshëm me 600 mesatarisht në ditë janë e nëse vazhdohet me këtë ritëm të vaksinimit Kosovës i duhen 10 vite e gjysmë që të përfundojë procesi i vaksinimit”, theksoi Haxhiu.
Gazetari për shëndetësi, Bujar Vitia thotë se Ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë arsye për mosblerje të dozave të vaksinave anti-COVID, pasi tashmë ekziston buxhet i ndarë dhe legjislacion i rregulluar.
“Ministria e Shëndetësisë gjithmonë është thirrur në atë se është në proces dhe afër arritjes së marrëveshjes së ndonjë kontrata për blerje t vaksinave, por fatkeqësisht nuk kemi pasur asnjë informacion konkret nga MSH, përveç kësaj papërgjegjësie për të ndarë informacionet me publikun ende është duke vazhduar një neglizhencë e MSH por edhe qeverisë në përgjithësi për t’i siguruar vaksinat. Konsideroj që është bërë shumë vonë për të dhënë arsyetime për sigurimin e vaksinave buxheti është i ndarë legjislacioni është i rregulluar nuk ka asnjë arsye për asnjë vonesë qoftë Pfizer qoftë AstraZeneca, apo vaksina tjera të cilat mund të importohen në Kosovë nuk ka asnjë arsyetim për t’i vonuar. Çdo vonesë e me tutjemë krijon pasoja në menaxhimin e pandemisë në infektimin e grupeve të rrezikuar”, theksoi Vitia.
Për blerjen e vaksinave kundër COVID-19 dhe për nevojat tjera që lidhen me menaxhimin e pandemisë qeveria e Kosovës ka ndarë 40 milionë euro. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!