Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar sot pasi drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, përmes një letre të hapur të publikuar në Facebook e ka denoncuar zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashin, për vjedhje të idesë së “Made in Kosova”.
MPJD në një postim në Facebook shkruan se këndi dhe platforma Made in Kosova (MiK) do të përurohet zyrtarisht sot, 14 maj 2024, në ora 14:00 në TechPark Prishtina dhe ky projekt theksojnë se është rezultat i një konsultimi e koordinimi të ngushtë në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës me USAID Compete Activity.
“Made in Kosova (MiK) promovon Republikën e Kosovës në fushat ekonomike, kulturore dhe turistike. Ky projekt është vazhdimësi e punës me partnerët tanë lokal e ndërkombëtarë për të prezantuar Republikën e Kosovës sa më mirë në arenën ndërkombëtare, ndër të tjera edhe duke mbështetur misionet tona diplomatike gjithandej botës.
Kështu, Made in Kosova (MiK) promovon shërbime nën emblemën e saj, e cila nuk krahasohet as nga paraqitja e as nga përmbajtja me çfarëdo projekti, nisme apo shenjë tregtare të regjistruar më parë.
Made in Kosova (MiK) i përket Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, pra është projekt në pronësi shtetërore dhe si platformë institucionale nuk paraqet pronë private të askujt. Andaj, institucionet e Republikës së Kosovës konsiderojnë se është shqetësues dhe jo-etike që ndaj emrave të përveçëm të zyrtarëve publikë të përhapen akuza linçuese e të pa asnjë bazë ligjore”, thuhet në reagimin.
MPJD më tej thekson se mëtimi për të pronësuar emrin që në thelb paraqet prejardhje apo origjinë nga Kosova, në gjuhë angleze si “lingua franca”, është tendencioze dhe e pabazuar.
“Për më tepër, pretendimi që këndi dhe platforma Made in Kosova (MiK) ka të bëjë në çfarëdo mënyre me ndonjë shenjë tregtare të regjistruar nuk qëndron dhe shërben vetëm në dëm të interesave të Republikës së Kosovës, vlerat e të cilës tani e tutje do promovohen edhe nga këndi dhe platforma Made in Kosova (MiK).
Made in Kosova (MiK) është dhe do të vazhdoj të jetë unike dhe e vetme si për nga paraqitja, përmbajtja, ashtu edhe nga autenticiteti. Në këtë frymë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës mbetet e përkushtuar që të vazhdojë edhe me këtë aktivitet, përmes një numri të mekanizmave dhe nismave institucionale për të lidhur Kosovën me botën, në bashkëpunim me profesionistë dhe partnerët tanë lokal e ndërkombëtarë, thuhet tutje në reagim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!