LAJMI I FUNDIT:

MPJD: Prokuroria e Beogradit dha leje për tërheqjen e trupit të qytetarit të Kosovës që u vra në Serbi

MPJD: Prokuroria e Beogradit dha leje për tërheqjen e trupit të qytetarit të Kosovës që u vra në Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se sot (enjte) Prokuroria e Qarkut të Beogradit ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të qytetarit të Kosovës, i raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë.

“Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, Ambasadori Jashari po kryejnë procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës nga morgu i Lloznicës për ta sjellë në Kosovë”, njofton MPJD.

Rreth procedurave të mëtutjeshme mjeko-ligjore të identifikimit dhe verifikimit të trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, nga institucionet e Republikës së Kosovës, MPJD thotë se do t’i mbajnë të informuar.


Ndryshe avokati Arianit Koci ka shkruar se ka përfunduar me sukses misionin për konfirmimin e identitetit të trupit të pajetë të Faton Hajrizit.

“Misioni u krye me sukses! Nuk ishte i lehtë. Aspak”, ka shkruar në Facebook avokati i familjarëve të Faton Hajrizit, Arianit Koci.

Flet avokati Koci: E pash trupin e pajetë të Faton Hajrizit, po merrem me tërheqjen e kufomës
Lexo po ashtu Flet avokati Koci: E pash trupin e pajetë të Faton Hajrizit, po merrem me tërheqjen e kufomës

Hajrizi, i arratisur nga një burg në Kosovë, sipas autoriteteve serbe vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Ai dyshohet se kishte udhëtuar nëpër Serbi me dokumentet e vëllait të tij, Artani është paraqitur para autoriteteve në Gjermani – ku dhe jeton- dhe ka thënë se i vëllai, Fatoni ia kishte vjedhur pasaportën gjatë kësaj jave në Gjermani.

Megjithatë, nuk është konfirmuar nëse Fatoni ka qenë në Gjermani.

Ndërkaq, Serbia ka kërkuar që Gjermania të ekstradojë vëllain e Fatonit, Artanin, pasi në vendin e ngjarjes, u gjetën dokumente në emër të tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori