LAJMI I FUNDIT:

MPJ: Stacioni bazë në Ambasadën e RMV-së në Bern funksionon me kapacitet të plotë

MPJ: Stacioni bazë në Ambasadën e RMV-së në Bern funksionon me kapacitet të plotë

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se me kapacitet të plotë funksionon edhe stacioni bazë i vendosur në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bern të Konfederatës zvicerane, përmes të cilit mbi 400 qytetarë tanë u pajisën me pasaporta të reja biometrike. Ndërkohë që aplikimet e reja për pasaporta janë duke u proceduar.

Ambasadori, Qenan Ramadani dhe pjesëtarë të diasporës konfirmojnë se procedura e shkurtuar prej gjashtë deri në një muaj ka zgjidhur sfidën më të madhe me të cilën përballeshin qytetarët tanë në Zvicër dhe të punësuarit në Ambasadë.

“Ky projekt po realizohet me sukses! Gjatë muajit të fundit, që nga fillimi i zbatimit të këtij projekti, përmes Ambasadës sonë, mbi 400 bashkëqytetarë tanë kanë marrë pasaporta biometrike”, tha Ambasadori, Ramadani.


Edhe qytetarët tanë që jetojnë në Zvicër tashmë kanë filluar të shërbehen nga ky sistem:

“Kur më thanë pas një muaji, u çudita shumë!”

“Jam shumë i kënaqur me shërbimin tuaj të shpejtë!”

“Për dy javë e gjysmë, pasaporta është gati!” Faleminderit shumë!”

“Jam shumë i kënaqur! Kjo është hera e parë që ndodh diçka e tillë, pra pasaportë e gatshme për dy javë. Është shumë shpejtë!”

Stacioni bazë i vendosur në Bern është një nga nëntë pajisjet e shpërndara në Misionet tona Diplomatike dhe Konsullore në botë, ku ka më së shumti kërkesa për lëshimin e pasaportave të reja. Me qëllim përmirësimin e shërbimeve për diasporën, Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, përveç stacioneve bazë, kanë vënë në funksion edhe katër stacione mobile shtesë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillet në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillet në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për Gazën

Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për Gazën

Lajme
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Kronika e Zezë
Kalo në kategori