LAJMI I FUNDIT:

MPJ: Serbia të ndalë urgjentisht pengesat e lirisë së lëvizjes së qytetarëve

MPJ: Serbia të ndalë urgjentisht pengesat e lirisë së lëvizjes së qytetarëve

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ) nëpërmjet një komunikate për media ka reaguar në lidhje me ndalimin e akademik Hivzi Islami, që të hyjë në Serbi.

MPJ ripërsërit se ndalimi për herë të dytë brenda pak ditësh i ish-kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe anëtarit të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe të Arteve, Hivzi Islami, që të hyjë në shtetin fqinj dhe të vizitojë familjarët e tij, si edhe shumë raste të tjera pothuajse të zakonshme si për zyrtarët e lartë ashtu edhe për qytetarët e zakonshëm janë në kundërshtim të plotë me Marrëveshjen e Brukselit, zotimin deklarativ të shtetit fqinj Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes dy shteteve dhe një shkelje e sistematike e njërës prej të drejtave fundamentale të Bashkimit Evropian.

“Ministria e Punëve të Jashtme thërret autoritetet e shtetit fqinj që të ndërpresin menjëherë veprimet dhe sjelljet e tilla ndaj shtetaseve të Kosovës dhe paralelisht me këtë edhe përfaqësuesit e BE-së që të dalin në mbrojtje të njërit prej parimeve themelore, në bazë të së cilit është themeluar edhe vet BE-ja”, thuhet në komunikatë.


Më tej në komunikatë thuhet se “MPJ do të përcjellë me vëmendje të posaçme rastet e ngjashme në të ardhmen, rishqyrtojë qasjen pozitive ndaj kërkesave për vizita nga autoritetet e Serbisë në Kosovë dhe do të veprojë në bazë të parimit të reciprocitetit, nëse raste si ky përsëriten në vazhdimësi dhe janë qëllimliga”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Kalo në kategori