LAJMI I FUNDIT:

MPJ sqaron refuzimin e kërkesës së Vuçiqit për vizitë në Kosovë, e quan ofenduese dhe provokuese

MPJ sqaron refuzimin e kërkesës së Vuçiqit për vizitë në Kosovë, e quan ofenduese dhe provokuese
Foto: Ilustrim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe Marko Gjuriq, nuk do të lejohen të hyjnë në Kosovë.

Sipas një njoftimi për media nga MPJ thuhet se kërkesa e Aleksandar Vuciq dhe të tjerëve në një kohë kur Kosova është duke u përballur me rihapjen e plagës së personave të pagjetur si dhe zbulimit të varrezave massive të shqiptarve të vrarë e masakruar në luftë është ofendim më tepër se provokim.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se secila kërkesë e Serbisë në këto rrethana gjithmonë do ta ketë përgjigjen e njëjtë.


“Kërkesa e Vuçiq, Vulin, Gjuriq e Petkoviq për të vizituar Kosovën, në një kohë kur Kosova përballet me rihapjen e plagës e dhimbjes së madhe të personave të pagjetur, dhe zbulimit të varrezave masive të shqiptarëve të vrarë e masakruar në luftë, 21 vjet më pas, është ofendim më tepër se provokim! Secila kërkesë e Serbisë në këto rrethana gjithmonë do ta ketë përgjigjen e njëjtë”, thuhet në njoftim.

Vuçiq kërkoi ta vizitojë sot Kosovën, MPJ nuk i dha leje
Lexo po ashtu Vuçiq kërkoi ta vizitojë sot Kosovën, MPJ nuk i dha leje

Gjithashtu, ministrja e MPJ-së Meliza Haradinaj-Stublla ka njoftuar se e ka shtyrë vizitën e saj në Kizhevak të Serbisë ku u gjet një varrezë masive me trupat e shqiptarëve të vrarë në gjatë luftës në Kosovë.

“Meqë institucionet e Kosovës të angazhuara për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur,  tanimë kanë pranuar ftesën për pjesëmarrje në vazhdimin e gërmimeve në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë dhe do të jenë aty gjatë javës së ardhshme, edhe vizita e paralajmëruar e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Meliza Haradinaj-Stublla, shtyhet për një kohë tjetër. Qytetarët e Kosovës, familjet e të pagjeturve, të vrarëve dhe të masakruarve nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, pyesin me të drejtë se çka do të ndodhë pas zbulimit të varrezave masive dhe rivarrosjes? Deri kur drejtësia ndërkombetare do të lejojë, që po ata që kryen krimet te kryejnë edhe hetimet e gjykimet? Serbia, nuk është në gjendje ta trajtojë të kaluarën e saj kriminale, andaj kërkohet ndërhyrje ndërkombëtare në këto rrethana, që drejtësia e munguar për viktimat e gjenocidit serb në Kosovë të vihet në vend”, thuhet tutje në njoftimin e MPJ-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori