LAJMI I FUNDIT:

MPJ: Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është lënduar nga zjarret në Greqi

MPJ: Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është lënduar nga zjarret në Greqi

Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek me shqetësim dhe vëmendje gjendjen aktuale të jashtëzakonshme në Greqi, e ndodhur si pasojë e zjarreve të fundit në pyje, të cilat rezultuan me viktima në njerëz dhe humbje të tjera të mëdha, njoftojnë nga MPJ.

Sipas informacioneve të deritanishme, theksojnë nga MPJ, të marra nga institucionet kompetente të Greqisë, në mesin e viktimave nuk ka shtetas të Maqedonisë së Veriut.

“Në mesin e të lënduarve ka një shtetas të Maqedonisë së Veriut, një shofer kamioni, rimorkioja e të cilit ka marrë flakë teksa kalonte në një zonë të përfshirë nga zjarret, në afërsi të Aleksandarpolis. Shoferi ka marrë djegie, të cilat janë trajtuar në spitalin lokal. Në afërsi gjendet edhe kamioni i dytë me targa të Maqedonisë së Veriut, i cili për shkak të defektit mekanik nuk është në gjendje për vozitje. Tre shtetasit tanë, të cilët ndodheshin në dy kamionët, janë evakuuar me kohë dhe janë nisur për në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.


Ministria, nëpërmjet Ambasadës së saj në Athinë dhe Konsullatës së Përgjithshme në Selanik, e ndjek nga afër situatën dhe mbetet në komunikim të ngushtë me institucionet kompetente greke dhe qytetarët tanë. Nëse do të ketë informacione të reja, do ta informojmë opinionin.

Njëherazi, i apelojmë qytetarëve tanë, nëse ndodhen në zonat e prekura dhe kanë nevojë për ndihmë, të kontaktojnë Ambasadën tonë në Athinë, përmes numrave të telefonit SOS: 00302106749585 / 00306944743071, Konsullatën e Përgjithshme në Selanik në numrin +30 698 720 0410 ose Ministrinë në Shkup në +389 75 273 732./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori