LAJMI I FUNDIT:

MPJ: Mitreva do të mbahet mend për përkushtimin dhe pakompromisin e saj

MPJ: Mitreva do të mbahet mend për përkushtimin dhe pakompromisin e saj

Punonjësit e Ministrisë së Punëve të Jashtme me keqardhje të madhe morën lajmin për vdekjen e ish-ministres së Punëve të Jashtme, Ilinka Mitreva, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

“Mitreva la gjurmë të mëdha në punën e Ministrisë. Do të mbahet mend për përkushtimin dhe pakompromisin e saj në arritjen e prioriteteve të politikës së jashtme, mbrojtjen dhe promovimin e interesave të shtetit.

Gjatë mandatit të saj, vend të veçantë zë marrja e statusit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.


Mitreva, e cila ishte iniciatore e miratimit të Ligjit të parë për Punët e Jashtme, vendosi standarde të larta në punën e saj të përditshme, duke dhënë shembull personal me angazhimin e saj të parezervë, për çka vlerësohej dhe respektohej nga punonjësit”, thonë nga MPJ.

MPJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Mitrevës./Telegrafi/