LAJMI I FUNDIT:

MPJ: Mediat serbe po bëjnë fushatë për dëmtimin e imazhit të Kosovës

MPJ: Mediat serbe po bëjnë fushatë për dëmtimin e imazhit të Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ) përgënjeshtron shkrimet e ditëve të fundit në mediat serbe, për gjoja futjen e grupeve të armatosura nga Kosova në Maqedoni.

MPJ mbështetur në informatat e siguruara nga institucionet e sigurisë, informon se shkrimet e disa ditëve të fundit janë të pavërteta, qëllimkëqija dhe tendecioze që kanë për qëllim destabilizimin e rajonit. Ato janë pjesë e një fushate të lajmeve të rrejshme që kanë për synim dëmtimin e imazhit të Kosovës, thuhet në reagimin e MPJ.

“Çdo tentativë, e kujdoqoftë, për të paraqitur Kosovën si gjenerator të destabilitetit dhe pasigurisë, është tendencioze dhe me prapavijë për të realizuar agjendat të cilat kanë për synim destabilizimin e rajonit dhe pengimin e proceseve euro-atlantike, për të cilat Kosova dhe qytetarët e saj janë të orientuar”, thuhet në reagim, transmeton Telegrafi.


Sipas MPJ, këto tendenca, për ta prezantuar Kosovën vend jo stabil dhe të pasigurtë, kanë për qëllim krijimin e një pamje negative për shtetin tonë jo vetëm në aspektin e sigurisë, por edhe përpjekje për të goditur interesat vitale sikurse janë zhvillimi ekonomik, investimet e huaja, partneriteti rajonal, njohjet e reja dhe karakterin demokratik dhe shumëetnik të Kosovës.

MPJ siguron qytetarët dhe partnerët e saj se Policia e Kosovës dhe institucionet e sigurisë, vazhdimisht janë proaktive me masa dhe veprime konkrete në tërë territorin e vendit me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe të garantimin e stabilitetit të vendit.

“Falë këtyre angazhimeve dhe profesionalizmit të treguar të institucioneve të sigurisë ndër vite, sot Kosova nuk është vetëm konsumues i sigurisë dhe stabilitetit por edhe një aktor i përfshirë rajonal dhe ndërkombëtar”.

MPJ thotë se “Krahas shumë aktiviteteve operative, Policia e Kosovës në kuadër të procesit të Menaxhimit të Integruar të Kufijve, ka një bashkëpunim të shkëlqyer ditor me autoritetet përgjegjëse të Maqedonisë përgjatë brezit kufitar dhe realizon takime të rregullta edhe me prezencën e trupave të KFOR-it. Si rrjedhojë, asnjëherë nuk janë ngritur shqetësime të tilla përkitazi me shkrimet e rrejshme të mediave serbe pas të cilave qëndron politika zyrtare e shtetit serb”.

“Qeveria e Kosovës dhe institucionet e sigurisë vazhdojnë të jenë të përkushtuara në përmbushjen e misionit të tyre për siguri dhe stabilitet në Kosovë, si dhe janë në partneritet të vazhdueshëm me shtetet e rajonit e më gjerë për adresimin e rreziqeve të mundshme në Kosovë apo në rajon”, thuhet në reagimin e MPJ. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori