LAJMI I FUNDIT:

MPJ e Rusisë reagon ndaj deklaratës së Sullivanit për Maqedoninë

MPJ e Rusisë reagon ndaj deklaratës së Sullivanit për Maqedoninë

Ministri për Punë të Jashtme e Rusisë ka reaguar ndaj deklaratës së zv. sekretarit amerikan, John Sullivan gjatë vizitës së tij zyrtare në Shkup më 18 dhjetor.

“Ne do kishim dashur që zyrtarin amerikan ta kthejmë në realitet. Së pari “vullneti i qartë i qytetarëve të Maqedonisë” ishte shprehur me referendumin e pasuksesshëm në republikën ballkanike më 30 shtator të këtij viti. Sipas rezultateve, shumica e banorëve e hodhën poshtë qëllimet e SHBA-ve që ta tërheq Shkupin në strukturat euroatlantike në këmbim të ndryshimit të emrit dhe heqjes dorë nga interesat kombëtare të vendit”, thuhet në reagim.

Sipas MPJ-së ruse ambasadori amerikan ka qenë i pranishëm në ndërtesën e Kuvendit të Maqedonisë gjatë kohë, siç theksojnë, votimit skandaloz më 19 tetor të këtij viti. Nga atje akuzojnë se që të sigurohen votat e mjaftueshme për ndryshimet kushtetuese janë shfrytëzuar edhe manipulime të pista, blerje dhe kërcënime të deputetëve.


Sipas MPJ ruse, me retorikën e pa bazë antiruse, Uashingtoni po përpiqet dëshiron ta justifikon ndërhyrjen në punët e brendshme të Maqedonisë, ta legjitimoj marrëveshjen e Prespës dhe ta tërheq edhe një vend të Ballkanit në NATO, kundër vullnetit të qytetarëve, siç ishte rasti me Malin e Zi në vitin 2017.

Sullivan tha se nuk e habit ndikimi rus në Maqedoni lidhur me marrëveshjen për emrin dhe se Moska do të bëj gjithçka që ta minoj procesin e zbatimit të marrëveshjes së Prespës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori