LAJMI I FUNDIT:

MPJ e Maqedonisë dënon gjuhën e urrejtjes në Kuvendin Popullor të Bullgarisë

MPJ e Maqedonisë dënon gjuhën e urrejtjes në Kuvendin Popullor të Bullgarisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut i dënon ashpër shkrimet e djeshme “Maqedonia është Bullgari”, të cilat u shfaqën në duart e një pjese të deputetëve gjatë kohës së pikës së parë të rendit të ditës në seancën e Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë, por edhe gojarisht e theksuar nga foltorja, gjatë po të njëjtës seancë, njoftojnë nga MPJ.

“Porositë e këtilla janë në kundërshtim me vlerat evropiane demokratike, por edhe kundër Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi dhe Bashkëpunim dhe nuk kontribuojnë në kultivimin e parimeve dhe frymës së Marrëveshjes.

Republika e Maqedonisë së Veriut pret që përfaqësuesit zyrtarë të Bullgarisë të dënojnë këtë gjuhë eksplicite të urrejtjes dhe pretendimeve territoriale drejt Maqedonisë së Veriut, si akt skajshëm jo korrekt drejt një shteti fqinj mik”, thuhet në reagimin e MPJ-së.


Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrë përkatëse i ka dorëzuar Notë Verbale Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Kalo në kategori