LAJMI I FUNDIT:

MPB: Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e aksidentit tragjik në Rashçe

MPB: Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e aksidentit tragjik në Rashçe

“Viktima 23-vjecare ka drejtuar automjetin “Audi’ që para dy ditëve u aksidentua në rrugën Rashçe – Saraj duke përfunduar në ujrat e Vardarit”, thuhet në njoftimin e MPB-së duke dhënë detaje për këtë rast tragjik.

“Lidhur me aksidentin e trafikut të 02 janaritt 2025 në rrugën lokale Saraj – Rashçe, ku automjeti “Audi” që drejtohej nga N.A (23) doli nga rruga dhe ra në shtratin e Vardarit, më 03 janar 2025 në orën 14:48 në shtratin e lumit Vardar, afër vendit ku ishte nxjerrë makina “Audi”, u gjet edhe trupi i pajetë i personit të zhdukur me iniciale A.A, për çka është njoftuar Prokurori kompetent Publik”, thonë nga MPB.

Aksidenti rezultoi me tri viktima që kishin mbetur të bllokuar në makinë, kurse gjatë ditës së djeshme numri i viktimave të shkojë në 4, pas gjetjes së trupit të pajetë të një mashkulli që konsiderohej I zhdukur.


Policia publikoi identitetin e tre grave të moshës 23, 25 dhe 59 vjec, të gjithë nga Gërçeci i Shkupit.

I vetmi që i mbijetoi kësaj tragjedie ishte një 4-vjecar që kishte dalë nga makina dhe ishte gjetur nga kalimtarë të rastit për t`u dërguar për trajtim në spital.

MPB po merret ende me hetimin e rastit, teksa 4 viktimat janë varrosur sot.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori