MPB Maqedoni: Për një muaj, mbi 100 gjoba për errësimin e xhamave

Policia ndaloi tre shoferë për alkool dhe tejkalim shpejtësie Policia gjobiti 129 shoferë në Shkup, 12 për tejkalim të shpejtësisë
MPB Maqedoni njofton se për një muaj, janë shqiptuar 101 sanksione për errësimin e xhamave të veturave.
“Në periudhën nga 01.11.2025 deri më 30.11.2025, Sektori Çështje Komunikacioni pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka kryer kontrolle në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të sanksionuar shoferët që nuk respektojnë standardet e përcaktuara për errësimin e xhamave të automjeteve".
"Gjatë kontrolleve, janë ndëshkuar 101 pjesëmarrës në trafik. Shumica janë regjistruar në territorin e SPB-Tetovë – 45 dhe SPB-Kumanovë – 22. Për të gjithë shkelësit janë përgatitur kallëzime përkatëse. Kontrollet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme”, thonë mes tjerash nga MPB.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































