MPB-ja do të gjobitë qytetarët e Maqedonisë që nuk e ndërrojnë mbiemrin në dokumente të udhëtimit

Ministria e punëve të brendshme (MPB) ka filluar që të ngrejë padi për kundërvajtje për mosndryshim të mbiemrit në dokumentet e udhëtimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për ndryshimin emrit të vajzërisë në pasaportë, pasmartesës, ndërkaq parashihen gjoba prej 100 e deri më 500 euro. Zakonisht për këto raste inspektorët japin vetëm vërejtje.
Sipas Ligjit për dokumente udhëtimi, në një afat prej 30 ditësh duhet të ndryshohet dokumenti i udhëtimit, nëse kanë ndodhur ndryshime të të dhënave personale./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































