Sot (e hënë) në mbarë botën kremtohet festa e Fitër Bajramit.

Shumë myslimanë zgjedhin që të zgjohen herët në mëngjes për të falur Bajramin, ndërkohë që një numër i konsiderueshëm i tyre u panë edhe në Sheshin e Tiranës mëngjesin e së hënën.


Në rreshtin e parë për të falur Bajramin, i pranishëm u pa edhe reperi i njohur, Mozzik.

moz2

Reperi nga Ferizaj, emri i plotë i të cilit është Gramos Aliu, publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi nga falja e Bajramit në Tiranë.

Ai njëherësh iu uroi të gjithë ndjekësve të tij myslimanë këtë festë, të cilën zgjodhi ta festonte në kryeqytetin shqiptar.

moz3

Mozzik përndryshe ka treguar disa herë se është një mysliman mjaft i devotshëm, duke mos harruar asnjëherë të urojë fansat e tij në raste festash. /Telegrafi/

moz4

mozik1