Trajneri i famshëm, Jose Mourinho e ka parashikuar fazën e grupeve dhe Kombëtaret që do të kalojnë tutje.

Sipas trajnerit të Manchester United, Anglia do ta mbyll grupin para Belgjikës në Grupin G.


Në Grupin B ku merr pjesë edhe vendi i tij Portugalia, tutje shkojnë Spanja dhe portugezët.

4CF6A99C00000578 0 image a 2 1528275458017

“Nuk dua të bëhem emocional, por duhet të bëhem... Dua që lojtarët e mi të fitojnë, por dua që edhe të shkojnë në pushime. Që kështu është e vështirë”.

“Do tu tregoj më vonë se jam totalisht portugez, por ata do të mbyllin të dytit në grup”.

4CF6AA1F00000578 0 image a 3 1528275465191

Sipas Mourinhos, në Grupin  D, Argjentina dhe Nigeria kalojnë tutje, ndërsa Islanda dhe Kroacia nuk e kalojnë grupin.

4CF6AA3000000578 0 image a 4 1528275469114

Në Grupin E ai e sheh Brazilin lider, ndërsa Zvicrën para Serbisë e Kosta Rikës.

4CF6AA8700000578 0 image a 6 1528275481173

Jose Mourinho lider në grupet e tyre i sheh edhe Gjermanin dhe Francën, ndërsa në grupin H e sheh të avancuar Senegalin si lider. /Telegrafi/ Parashikimet e Jose MourinhosGrupi A: 1. Uruguai, 2. Rusia, 3. Egjipti, 4. Arabia Saudite

Grupi B: 1. Spanja, 2. Portugalia, 3. Maroku, 4. Irani

Grupi C: 1. Franca, 2. Australia, 3. Peru, 4. Danimarka

Grupi D: 1. Argjentina, 2. Nigeria, 3. Islanda, 4. Kroacia

Grupi E: 1. Brazili, 2. Zvicra, 3. Serbia, 4. Kosta Rika

Grupi F: 1. Gjermania, 2. Meksika, 3. Suedia, 4. Koreja Jugore

Grupi G: 1. Anglia , 2. Belgjika , 3. Panama, 4. Tunizia

Grupi H: 1. Senegali, 2. Polonia, 3. Kolumbia, 4. Japonia

telegrafi sport app