LAJMI I FUNDIT:

Mourinho propozohet si trajner i klubit të Ligës Premier

Mourinho propozohet si trajner i klubit të Ligës Premier

Jose Mourinho është supozuar të zëvendësojë Eddie Howe në Newcastle United nga ish-trajneri i tyre, Sam Allardyce.

Trajneri portugez është në kërkim të punës së tij të radhës pasi u shkarkua nga Roma në muajin janar.

Mourinho ka qenë i lidhur me marrjen e një pune në Arabinë Saudite , pasi ka takuar një nga shefat e tyre kryesorë javën e kaluar, ndërsa shikonte fitoren e Anthony Joshuas në boks ndaj Francis Ngannou.


Por, thuhet se ai dëshiron një tjetër klub të madh në Evropë dhe Newcastle është paralajmëruar të bëjë një lëvizje këtë verë pas një sezoni zhgënjyes me Howe.

Ish-trajneri i Bournemouth e udhëhoqi ‘Laraskat’ drejt kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, por u eliminuan nga gara në fazën e grupeve.

Newcastle aktualisht është në vendin e 10-të në ligë, 16 pikë larg katërshes së parë dhe Howe duket se rrezikon seriozisht largimin nga stoli.

Trajneri i njohur, Allardyce beson se puna në Newcastle është e Mourinhos, nëse ai dhe pronarët sauditë të klubit – duan që të jetë.

Duke u shfaqur në podcastin ‘No Tippy Tappy Football’, Allardyce diskutoi një rikthim të mundshëm të Mourinhos në Ligën Premier.

Ky do të ishte një rikthim për portugezin në Ligën Premier, pasi tashmë ka drejtuar Chelsean, Manchester Unitedin dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh në ftesën e parë shkoi me vonesë: Deschamps nuk e fal sensacionin e Francës

Qysh në ftesën e parë shkoi me vonesë: Deschamps nuk e fal sensacionin e Francës

Përfaqësueset
Pas përjashtimit nga ish-klubi i tij, Ozil është përjashtuar edhe nga dy shtete

Pas përjashtimit nga ish-klubi i tij, Ozil është përjashtuar edhe nga dy shtete

Ndërkombëtare
Messi po i turpëron kundërshtarët në MLS, i bashkohet edhe Luis Suarez

Messi po i turpëron kundërshtarët në MLS, i bashkohet edhe Luis Suarez

Ligat tjera
Konfirmohet edhe nga Javier Tebas se Florentino Perez ka ndikuar në regjistrimin e dy lojtarëve të Barcelonës

Konfirmohet edhe nga Javier Tebas se Florentino Perez ka ndikuar në regjistrimin e dy lojtarëve të Barcelonës

La Liga
Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Ndërkombëtare
Babai i tij është legjendë e Italisë, por djali i Gigi Buffonit debuton te kombëtarja çeke

Babai i tij është legjendë e Italisë, por djali i Gigi Buffonit debuton te kombëtarja çeke

Përfaqësueset
Kalo në kategori