LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Nuk është befasi e madhe fitorja e Japonisë ndaj Gjermanisë

Mourinho: Nuk është befasi e madhe fitorja e Japonisë ndaj Gjermanisë

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka folur për fitoren e Japonisë ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës, duke mos e cilësuar të befasishme.

Japonia mori një fitore të madhe me përmbysje 2-1 ndaj Gjermanisë në ndeshjen e tyre të parë të vlefshme për grupet e “Katar 2022”.

Kjo fitore ishte një befasi e madhe për shumëkënd që njeh futbollin, por jo edhe për trajnerin Mourinho.


“Nuk e pashë ndeshjen, isha në shtrat, televizori ishte ndezur por më zuri gjumi, isha i shkatërruar”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Urime Japonisë, por nuk është një befasi e madhe, ata janë një ekip i mirë që po rritet”.

“Në Evropë ne fokusohemi te individualiteti. Unë kam stërvitur lojtarë aziatikë dhe jam me fat sepse kam stërvitur më të mirët, ata kanë mentalitetin e duhur, prandaj mendoj se dje nuk ishte një befasi e madhe”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho publikon listën për ndeshjet e marsit - ftohet Brruti dhe një emër i ri, mungojnë shumë yje

Sylvinho publikon listën për ndeshjet e marsit - ftohet Brruti dhe një emër i ri, mungojnë shumë yje

Kombëtarja e Shqipërisë
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

La Liga
Karius kthehet te gafat e mëdha, bëri një gabim që i kushtoi skuadrës së tij me humbje

Karius kthehet te gafat e mëdha, bëri një gabim që i kushtoi skuadrës së tij me humbje

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Nga emrat e rinj si Brruti e Shehu te rikthimi i Brojës – Sylvinho komenton listën me gjitha risitë dhe mungesat

Nga emrat e rinj si Brruti e Shehu te rikthimi i Brojës – Sylvinho komenton listën me gjitha risitë dhe mungesat

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori