Serbi u largua nga Chelsea për t’iu bashkuar Benficas në vitin 2011, si pjesë e marrëveshjes që çoi David Luiz në kahe të kundërt, por u rikthye në Stamford Bridge të mërkurën për një marrëveshje në vlerën e 25 milionë eurove.

Dhe Mourinho është shprehur i kënaqur me marrëveshjen, duke shpresuar se do ta ndihmojë skuadrën të arrijë objektivat, transmeton Telegrafi.


“Unë jam shumë i kënaqur që Nemanja rikthehet te Chelsea. Ai është zhvilluar si lojtar në Portugali dhe është bërë një mesfushor i gjithanshëm”.

“Unë jam i sigurt se ai do të bëhet një lojtar shumë i rëndësishëm i skuadrës dhe do të na ndihmojë neve të arrijmë ambiciet tona”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/

telegrafi sport app