Spanjolli ishte zgjedhur lojtari më i mirë i Chelseat për dy sezonet e kaluara, por nën drejtimin e Mourinhos ai nuk ka gjetur vend në formacion dhe Mourinho e sqaron këtë me pozitën e lojtarit që spanjolli duhet ta ndërrojë.

“Mënyra si po e lexoj situatën, Mata nuk po luan për shkak të disa gjërave që nuk mund t’i flas në publik. Por, ai luajti ndaj Evertonit nga fillimi dhe keni mundur të analizoni performancën e tij. Ai luajti ndaj Baselit kur ekipi po fitonte dhe jo sikur Demba Ba dhe Obi Mikel që u inkuadruan kur ishim duke humbur”.


“Është pjesë e procesit kjo me të. Unë dua që të luaj me Ramiresin dhe Oscarin thellë në mesfushë dhe Mata të jetë prapa sulmuesve me asistimet, pasimet dhe aksionet fantastike që ai di t’i ndërtojë. Por, tjetër gjë është sa adaptohet ai në këtë mënyrë të lojës. Në këtë moment, Oscar është numri 10 që dua ta shoh te Mata dhe nëse dikush më thotë se Oscar nuk ka qenë lojtari më i mirë i Chelseat në këtë fillim të sezonit, atëherë do të më duhet të mos pajtohem”.

“Unë duhet të dëshmoj para tifozëve se jam i mirë. Të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe Mata”, ka potencuar Mourinho. /Telegrafi/

telegrafi sport app