Mourinho fton Icardin, Chelsea ka gati 40 milionë funte

Tuttosport shkruan se portugezi i ka telefonuar dhe i ka dërguar mesazhe 21-vjeçarit duke i treguar se Blutë e duan me ngulm transferimin e tij në Stamford Bridge, transmeton koha.net.
Njëherësh, edhe Manchester Unitedi është duke pritur një përgjigje nga lojtari, por tani thuhet se Chelsea është favorit për nënshkrimin e tij dhe do të ofrojë 40 milionë funte.
Në ndërkohë, përfaqësues të Icardit dhe Interit janë duke biseduar për një marrëveshje të re, por paga e madhe që kërkon lojtari mund të jetë problem për financat e klubit dhe kështu në verë mund të kemi një transferim të tij në Angli.
Icardi ka realizuar 14 gola në 20 paraqitjet për Interin këtë sezon në Serie A. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































