Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast mashtrimi që ka ndodhur në Zveçan.

Sipas raportit thuhet se ankuesja femër kosovare ka raportuar se motra e saj, tani e dyshuara femër kosovare, duke e mashtruar e ka ftuar ta nënshkruaj një dokument për pronën e tyre të përbashkët (truall), e cila e kishte shitur për ndërtim për përfitime të veta.


Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/