Kompania Motorola zyrtarisht ka prezantuar telefonin e mençur Moto 30, një model më i volitshëm në krahasim me Edge 30 Pro.

Fjala është për një telefon të rangut të mesëm që vjen në Evropë me një çmim prej 449 eurove, transmeton Telegrafi.


2 90

Edge 30 ka ekran më të vogël prej 6.5-inç OLED me rezolucion 1.080p dhe frekuencë freskimi prej 144 Hz, ndërsa e vë në funksion procesori Snapdragon 778, që është paksa më i dobët se sa Snapdragon 8 Gen 1 i vendosur në Edge 30 Pro.

3 69

Në pjesën e pasme gjendet kamera prej 50 Mp me optikë stabilizuese të fotografisë, si dhe sensori për thellësi prej 2 MP.

4 54

Në pjesën ballore ka kamerën selfie prej 32 Mp, derisa Egde 30 Pro posedon kamerën selfie prej 60 MP. Ky telefon i mençur mund të regjistroj video me format 4K, kurse Egde 30 Pro me 8K. /Telegrafi/

5 46